Sejdiu: Do të ndriçojmë fatin e të zhdukurve
“Unë nga ana ime do të përpiqem, bashkë me institucionet e tjera, të bëjmë punën më të madhe të mundshme, secili sipas kompetencës së vet dhe të bëhet një trysni e vazhdueshme në mekanizma të profesionalizuar që mund të japin më tepër nga pjesa e kontributit të tyre profesional për ndriçimin e fatit të rreth 1900 vetave që Kosovës i mungojnë. E ndajmë dhembjen me këta njerëz”, ka theksuar me këtë rast Sejdiu.
Presidenti Sejdiu gjatë një takimi të gjatë me nënat greviste, në tendën ku ato janë duke qëndruar që nga fillimi i grevës, ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe u ka premtuar se institucionet e vendit do të bëjnë gjithë çfarë është në duart e tyre për ndriçimin sa më parë të fatit të të gjithë të pagjeturve, një punë që po bëhet sipas metodave më bashkëkohore dhe që kërkon kohë deri në arritjen e një rezultati të saktë të identifikimit.
Për më shumë, lidhur me këtë çështje ka folur zëvendëskryeministri Ramë Manaj, i cili ka dhënë detaje për të gjitha përpjekjet e bëra deri tash në procesin e kërkimit dhe identifikimit të të pagjeturve.