E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari merr Nobelin për Paqen

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari ka fituar çmimin Nobel për paqen për vitin 2008, që u shpërnda sot në Oslo të Suedisë. I dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën, është vlerësuar nga akademia suedeze për rolin e tij të veçantë dhe përpjekjet për paqen në botë.

Ahtisari u zgjodh si ndërmjetësues i konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, puna e të cilit nisi në vitin 2006, në një seri takimesh dhe angazhimesh në Vjenë të Austrisë, në përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi midis dy palëve.

Edhe pas shumë raundesh negociatash, pala kosovare dhe ajo serbe nuk arritën të gjenin një kompromis. Për këtë arsye, ish-presidenti finlandez, krijoi një plan për Kosovën, plan i cili u quajt si pakoja e Ahtisarit.

Kosova shpallin pavarësinë e njëanshme në 17 shkurt të vitit 2008, ndërsa në planin e saj për të krijuar shtetin, ishte pikërisht plani i Ahtisarit.

Ahtisari i zgjodh midis 197 kandidatësh, ndërsa shuma e dhënë për këtë çmim është rreth 1.4 milionë dollarë.

"Natyrisht, jam shumë i kënaqur nga vendimi'', deklaroi Ahtisaari për radion publike NRK, pas marrjes së çmimit.

I pyetur se cila ishte arritja e tij më e madhe Ahtisaari tha ''natyrisht, që Namibia''.

''Namibia ishte absolutisht çështja më e rëndësishme, pasi mori një kohë shumë të gjatë'', deklaroi Ahtisaari. ''Nuk mund të le pa përmendur as punën në provincën indoneziane Aceh dhe kontributin në Ballkan'', theksoi ai.

Përveç gjuhës finlandeze që e zotëron nga lindja, Ahtisari flet gjithashtu suedisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Ai është i martuar dhe ka një djalë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›