Bell: Reformë pensionesh
Përfaqësuesi i FMN-së Gerwin Bell, ka shprehur jo pak kritika në drejtim të qeverisë, ndërsa i ka kërkuar asaj të ndërmarrë një reformë pensionesh, e cila do të bënte një lidhje më të fortë mes kontributit dhe përfitimit.
Ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode, deklaroi se ulja e taksave dhe administrimi i mirë i tyre, zgjerimi i bazës së kontribuuesve përbën rrugën më të mirë për të rritur të ardhurat e buxhetit dhe po ashtu instrumentin më të mirë për të nxitur zhvillimin e ekonomisë dhe të bizneseve private.
Sipas tij, politika e zbutjes së taksave dhe zgjerimi i bazës kontribuuese e shoqëruar me një administrim të mirë, ndihmon shumë në mënjanimin dhe eliminimin e informalitetit, si dhe në uljen e nivelit të korrupsionit në administratë.
"Ky ka qenë motivi që qeveria ka shprehur vullnetin për të ulur me 5 pikë për qindje kontributin e sigurimeve shoqërore ose e thënë ndryshe punëdhënësit do të paguajnë 50 % më pak për punonjësit e tyre në krahasim me fundin e vitit 2005"-theksoi Bode.