E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ndryshime në TVSH

Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke kundërshtuar pretendimet e opozitës, tha se ligji i ri për TVSH-në, krijon mundësi për lehtësimin e biznesit nga barra fiskale. Në këtë kuadër vinë edhe ndryshimet në këtë ligj", u shpreh Bode, duke shtuar se përjashtimi i TVSH-së për librat e huaj dhe OJF-të, është pjesë e favoreve për biznesin dhe qytetarët.

Bode theksoi se ligjet e reja, ulin nivelin e taksave dhe zgjerojnë hapësirat për biznesin. Deputetët e opozitës kundërshtuan ndryshimet në ligjin e TVSH-së me argumentin se ndryshimet e shpeshta në ligjet e politikës fiskale dëmtojnë biznesin dhe prishin konkurrencën e ndershme në treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›