E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollywood ka prishur format e mia trupore

Amanda Seyfried thotë se Hollivudi e ka detyruar të humbë peshë, duke ia shkatërruar formën e bukur trupore. Seyfried ishte e ftuara e radhës në "Ellen Show" ku foli në lidhje me pamjen e saj në moshën 15- vjeçare, kur ajo tha se kishte formën më të bukur trupore.

Sipas saj, ajo ishte pak e mbushur dhe kjo e bënte të dukej shumë bukur. Që kur ajo ka filluar aktrimin, Hollywood e ka detyruar të humb peshë në mënyrë drastike, duke humbur edhe bukurinë e trupit të saj.Në fakt, aktorja edhe sot duket tepër bukur, madje ajo hyri në vendin e tretë në mesin e femrave më të bukura në botë këtë vit./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›