E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ai që fitoi është z. Olldashi

gjonNga Besnik Gjongecaj

Duke qënë në thelbin e tij, as më shumë dhe as më pak një militant i PD, z. Olldashi mori thjeshtësisht pozën e militantit kur pranoi në mënyrë partizançe, pa asnjë diskutim publik, të gjitha kushtet apo modalitetet mbi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD. Në fakt veproi në përputhje të plotë me krejt natyrën e jetës së tij politike. Pranoi që procesi të nisë në kundërshtim me statutin e PD, pra pranoi që ai të nisë si i paligjshëm; pranoi, sepse nuk e kundërshtoi atë publikisht, që procesi, në vend të një rregullimi nënstatutor, pra të një përcaktimi të modaliteteve nga një strukturë e PD, të rregullohej nga z. Berisha, pra nga vullneti i një njeriu. Pranoi, sepse nuk i kundërshtoi publikisht, që të gjitha modalitetet e rregullimit ligjor të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD të mos prodhohen, të mos burojnë nga statuti i PD, por nga kryetari në detyrë i saj, z. Berisha. Pranoi, sepse nuk e kundërshtoi publikisht, në thelb, të zevëndësohet statuti i PD, një produkt kolektiv i partisë, me vullnetin e një njeriu, z. Berisha. Në këtë pikpamje, pranoi, pra, që të gjitha modalitetet të rregullohen prej tij. Automatikisht pranoi një listë zgjedhësish që do të bëhej nën mbikqyrjen e z. Berisha, pranoi që fleta e votimit të mos ishte e fshehtë por e mirë adresuar, prandaj edhe personi që e kishte përdorur atë të identifikohej, pranoi që numërimi i votave të ishte jasht kamerave dhe nën një errësirë mediatike. Në thelb, z. Olldashi, pranoi që procesi të ishte ilegjitim, që legjimiteti i tij të zëvendësohej nga autoriteti i z. Berisha. Duke besuar, si një militant i qorruar, se po të kishte garancinë e Berishës, ai do të ishte njësoj i sigurtë sikur të kishte edhe garancinë e statutit të PD. Në thelb, përsëriti të njëjtin gabim historik. Gabimin që i ka fundosur për vite të gjithë demokratët. Atë gabim që e ka fundosur PD: zëvendësoi partinë me kultin e individit; lejoi të zëvendësohet PD me z. Berisha. Në një kohë kur do të kishte një përplasje fatale interesash, madje, në kohën kur luftohet për mbijetesë, në të gjitha kuptimet.

* * *

Z. Olldashi, megjithëse i njohur për lëvizje politike opake, të turbullta, në raport me opinjionin publik, veçanërsisht në krijimin e raporteve të shëmtuara midis z. Nano dhe z. Berisha, në thelbin e fushatës së tij u mundua të identifikojë si faktor të humbjeve të 23 qershorit tretjen e kufijve midis të djathtës dhe të majtës, mjergullimin e tyre, rrjedhimisht, shndërrimin e politikës në një xhungël ku nuk e merr i vesh i pari të dytin, cila shtazë, cila egërsirë, ha cilën. Megjithatë, në fushatën zgjedhore për kryetar të PD, ai, në mënyrë të qartë, identifikoi si një shkak të zvoglimit të mbështetjes popullore të PD aleancën e saj me LSI, një parti me një shëmtim special politik. Duke mbajtur një qëndrim të tillë  gjatë takimeve me anëtarësinë e PD, ai, në fakt, nuk bëri gjë tjetër vetëm se nulifikoi substancën e fitoreve të PD në tetë vitet e fundit, i konsideroi ato jo vetëm të deformuara, por edhe të paqëna. Ishte një si shkulje nga rrënjët e pozicionit politik të z. Berisha, e të gjitha qeverisjeve të tij. Duke treguar qartazi se që pas vitit 2005 qeverisjet e PD as nuk janë fituar pa të majtët, as nuk janë qeverisuar pa të majtët. Ishte një goditje në zemër të qeverisjes së z. Bersisha, e cila nuk kishte se si të mund të kalohej pa një dhimbje të thellë, pra, nuk mund të kalohej edhe pa ndëshkimin po aq të thellë të njeriut që nuk di të falë kur është sipër.

* * *

Z. Olldashi u zhyt në iluzionin se është shtylla kockore e militantëve ajo që e mban PD dhe se sado që votuesit e këtij vendi të shndërroheshin në dele, sado që kavjet psikosociale të shumëfishoheshin nga kodi politik i PD, do të ishin militantët, të pandryshueshmit, zemër butët, të pastrit, të pakorruptueshmit, naivët në fund të fundit, ata që do të mbeteshin jasht çdo eksperimenti, ata që nuk do të dorëzoheshin para çdo manipulimi. E gjitha kjo ishte e vonuar, sepse kishte kohë që militantë të kësaj natyre nuk janë më në parti, ose të paktën nuk thirren më prej saj. Ata janë zëvendësuar me një shtresë të dytë, me neomilitantët, ata që sa herë të japin dorën të shohin nga xhepi i pantallonave, nga vendi ku rri kuleta, atje ku përmasat e fryrjes së xhepit lidhen proporcionalisht me mundësinë për të fituar. Militantët, në kuptimin më të gjerë apo më të drejtpërdrejtë demokratët e thjeshtë, kanë kohë që zëvendësohen; kanë vite që, në një proces rrëshqitje të tokës nën të, zhyten për të mos u çfaqur më. Z. Olldashi nuk ka qenë aq i vëmendshëm sa ta kuptojë këtë, ka qenë shumë i zënë; ka qenë nën verbimin e një eklipsi i observuar pa mjetet e nevojshme dhe që tani, falë zotit, ka kohën e mjaftueshme, mjetet, për të kuptuar se çmadhësi ka patur ai eklips; dhe në fund të fundit, kush e shkaktoi, pse. E gjithë qeverisja e PD ishte një dështim i paanë jo vetëm sepse në të mori pjesë edhe LSI, por sepse PD ka kohë që ndërton në këtë vend një regjim të dyfishtë, një regjim në të cilin populli nuk është më zot i vendit. Përkundrazi, ata që duhet të ishin shërbyes janë shndrruar prej kohësh në padronë të shqiptarëve. Deduksioni është kristal i qartë. PD e qeverisi Shqipërinë ashtu sikundër edhe vetëveten. Z. Olldashi, më në fund, e kuptoi se shqiptarët qeverisen ashtu sikundër ai vetë, personalisht, u trajtua (u qeveris) në procesin zgjedhor. Shumë më keq. U desh ky proces që ai ta kuptojë. U desh ky mort që ai të shihej sy më sy me shqiptarët.

* * *

Z. Olldashi është në tehun (on the edge) e ndarjes së epokave. Një kohë e tillë nuk vjen më, ashtu sikundër edhe qëndrimi që ai do të mbajë ndaj asaj që ndodhi në zgjedhjet e PD nuk mund të përsëritet më. Ka dy mundësi, dy qëndrime, njësoj të rënda, njësoj sfilitëse: të mos marrësh një vendim pro demokratëve sot, pra të marrësh vendimin të heshtësh, zhgënjimi prej të cilit si zgjebja nuk do të ndahet kurrë nga lëkura; ashtu sikundër është e mundur të marrësh vendimin tjetër sipas të cilit të denoncosh prerazi se çndodh në PD dhe të jesh kështu në anën e demokratëve, pavarësisht gurit të rëndë që do të duhet të mbash mbi shpatulla si dënim për blasfeminë tënde. Është, në fakt, tehu ku ndahet jeta mizerabël nga jeta e heroit. Është tik taku i ngushtë ku zgjedh midis një humbje të madhe që do të bëhet shkaku më i thellë i rikthimit të PD në origjinën e saj, pra i rithemelimit të saj, dhe një fitoreje të vogël, që as më shumë dhe as më pak, të shndërron me kalimin e kohës në një prej të shumtëve njerëz të rëndomtë të PD. Është si te Plaku dhe Deti i Hemingway. Nëse peshku që do të kapte ai plak i fisëm do të ishte një peshk i

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›