Ambientalizmi pa kushte dhe Primavera Silenziosa e Rachel Carsonit
Nga Bled KOMINI
Është muaj Ramazani, muaj në të cilin myslimanët kudo në botë drejtohen nga vetja, për ti ikur realitetit e për tiu përkushtuar Zotit. Edhe për besimtarët shqiptarë ndodh e njëjta gjë. Ata njësoj si të gjithë besimtarët e tjerë në botë, në këtë muaj i përkushtohen Zotit dhe i kthejnë sytë nga qielli për të kërkuar falje e mëshirë mbi atë se çfarë kanë vepruar gjatë një viti. E duke qenë se në këtë muaj besimtari kërkon të rivendos ekuilibrat mes vetes dhe Zotit apo vetes dhe shpirtit, përkushtimi merr trajtën e një devocioni që rreket ti shkëputet njerëzve dhe për pak kohë ti jepet amshueshmërisë.
Teksa ky muaj është sakrificë e mundim, si duket për disa të tjerë që nuk i përkasin këtij besimi, ky muaj është një alternativë e mirë për tu fokusuar mbi myslimanët e për të ngritur kauza të tilla si ajo e ambientalizmit në Tiranë, prerjes së pemëve tek Namazgjaja, betonizimit të Tiranës etj. E gjithë kjo drejtohet nga synimi për të mos lejuar ndërtimin e xhamisë së Madhe të Tiranës tek Namazgjaja. Arsyetimet e ambientalistëve janë nga më të ndryshmet. Ato nisin me prerjen e pemëve e mbarojnë me betonizimin e Tiranës. Në fakt ata kanë të drejtë. Shumë pemë janë prerë në Tiranë, ndërkohë që numri i popullsisë është rritur dhe raporti mes këtyre dy faktorëve ka ndryshuar shumë herë për keq. Tirana është betonizuar, për ne që kemi lindur e jemi rritur në Tiranë, nga qyteti i vjetër kanë mbetur vetëm reminishenca. Asgjë nuk është si më parë. Tirana ka ndryshuar shumë shpejt, betoni, ndërtesat shumëkatëshe, numri i banorëve, qyteti është zgjeruar duke gllabëruar hapësira pafund të reja, një pjesë e të cilave dikur kanë qenë të gjelbra.
Çdo gjë i është përshtatur ndryshimit, duke e kthyer këtë qytet në një metropol pa trajtë.
Ambientalistët kanë të drejtë të ankohen, mirëpo kjo nuk mund të jetë vetëm kauza e tyre, kjo është kauza e të gjithë banorëve të Tiranës, sigurisht edhe e myslimanëve që jetojnë në këtë qytet. Askush më shumë se ata që kanë lindur në Tiranë përpara viteve 90 nuk e ndjen peshën e ndryshimit. Të gjithë ne ëndërronim një qytet me përmasa metropolitane, hapësira të gjelbra, parqe, rrugë të gjera, trotuare për këmbësorët, tek-tuk ndonjë çezmë publike, mundësi për parkimi etj. Ne ende i duam të gjitha këto, ende shpresojmë se një ditë Tirana do jetë ndryshe, bashkë me të do jemi dhe ne qytetarë të denjë për këtë qytet. E ndërsa të gjithë duam të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi për mirë, pra ca muajsh gjelbërimit të këtij qyteti iu rrëmbye dhe një hapësirë tjetër, Namazgjaja. E thënë pak me ndryshe, pa e koklavitur, kjo hapësirë ju kthye pronarëve por, që diçka ti kthehet pronarit, duhet së pari që ti merret atij që ja ka marrë pronarit të ligjshëm. Edhe pse Namazgjaja i ishte njohur me kohë pronarit të ligjshëm, ajo asnjëherë nuk i ishte kthyer de facto atij, por kishte mbetur një hapësirë publikë në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve që ndjeheshin rehat nën hijen e pemëve dhe barit të njomë.
Ambientalistët kanë shumë të drejtë që këtë uzurpim të ri ta quajnë vandalizëm. Por Tirana ka parë shumë vandalizma të tillë. Ky nuk është i fundit. E kur mendoj se ky nuk është i fundit, ndërmend më vjen vetëm pyetja: Ku ishin ambientalistët më parë? Nuk e kam fjalën për para njëzet vjetësh, atëherë ishte kohë e vështirë, askush smund të ishte ambientalist, sepse ekzistenca e ambientalizmit quhej vepër e shtetit, vetëm ai kishte të drejtën të vendoste mbi pronën e vetme publike, mbi fatet e saj sipas kanunores marksiste. Po para dhjetë vjetësh ku ishin këta ambientalistë? Në atë kohë kur betoni mbuloi sipërfaqe të pamasa në Tiranë, kur Lumi i Tiranës u bë i zi, kur në qiellin kryeqytetas zogjtë pushuan shtegtimin. Kam vite pa parë dallëndyshet, që dikur fluturonin puthitazi rrugëve të Tiranës dhe i ndërtonin folezat ballkoneve të këtij qyteti. Kuptohet edhe në atë kohë zor se mund të gjeje ndonjë ambientalist vërdallë rrugëve të Tiranës. Edhe ata që mund të quheshin ambientalistë, më shumë e kishin ambientalizmin në shpirt se në fjalët e thëna apo veprat e tyre. Së fundi, shyqyr që në ditët tona, një grup njerëzish mendojnë se mund të jenë ambientalistë. Për çudi, ky term më kujton këpucën e Joshka Fisherit. Në atë kohë kur unë ndiqja lëvizjen ambientaliste dhe evoluimin e fisheristëve përtej Shqipërisë, shumë pak të tillë mund të njiheshin në Tiranë, edhe këta të paktit nuk ishin më shumë se një projeksion i deformuar i gjelbërimit pa trajtë.
Në ato vite mesi i viteve 90fisherizmi i gjelbër, siç e quante një miku im gazetar, pothuajse nuk njihej në Shqipëri. Nga dëshira për tu njohur dhe më tej me këtë rrymë sa politike aq dhe pacifiste, lexoja ato pak artikuj të shtypit të shkruar perëndimor që më binin në dorë prej disa miqve që vizitonin Shqipërinë herë pas here. Ende më tingëllojnë fort pareshtur pasazhet e panumërta mbi qenien dhe raportin e mbrapsht mes tij dhe ambientit. Luftën mes njeriut dhe antinjeriut, mes njeriut primitiv dhe njeriut modern. Atij njeriu që në mënyrë simbolike përfaqësonte neandertalin dhe atij që sot përfaqëson alienin, siç mund ta quante fare mirë Rachel Carsoni themeluesja e ekologjisë moderne tek Primavera Silenziosa (në antikitet ishe Eskulapi-Asklepiosi, ndërsa në mesjetë Ibn Ruzhdi).
Ambientalizmi asnjëherë nuk e ka parë veten përballë fesë, përballë religjionit, përkundrazi religjioni ka qenë miku më i ngushtë i ambientalistëve. Jezusi thoshte: … sepse Ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë! Veprat e Apostujve 17:25. Në Dhiatën e Vjetër shkruhet: Mbreti David thotë: Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur. Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës; në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më (Psalmeve 103:14-16). Ndërsa Muhamedi në një rast pati thënë: Kush prej besimtarëve mbjell një pemë ose një farë nga e cila më pas ushqehet një zog, një njeri ose kafshë, vlerësohet sikur të ketë dhuruar diçka për bamirësi (nga e cila ka shpërblim të madh). Buhariu, III:513. A mund të themi se kishat dhe xhamit janë shkolla të ambientalizmit? Sigurisht që religjioni ka luajtur një rol të madh në mbrojtjen e natyrës, mjafton të shihet sesi një pjesë e madhe e objekteve të kultit janë ndërtuar në male, kodra, pranë lumenjve ose mes pyjeve. Shkrirja e natyrës me fenë edhe sot na mrekullon teksa vizitojmë qytetet e botës. Po, ato janë shkolla të ambientalizmit! Janë shkollat mijëravjeçare të ambientalizmit! Janë shumë herë më të vjetra se vet lëvizja ambientaliste.
Në muajin e Ramazanit, pikërisht në muajin e shkrirjes mes botës tokësore e asaj hyjnore, i kërkohet besimtarëve myslimanë që të tërhiqen nga projekti i ndërtimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës në pronën e tyre. Të tërhiqen nga kjo shkollë e madhe e urtësisë hyjnore, nga projekti i ambientalizmit paraurban. Shpesh na bie rasti të dëgjojmë historinë se si qyteti i Tiranës u kthye në një qytet të vërtet, e kjo histori fillon me Xhaminë e Sulejman Pashë Bargjinit (1614), asaj xhamie që sot nuk ekziston më. Ishte ky personalitet që ndërtoi për shpirt të tij, një xhami, një hamam për tu pastruar udhëtarët që do ndaleshin aty dhe një furrë buke për nevojtarët. Kështu u themelua Tirana, thotë Osman Myderrizi, një ndër historianët dhe figurat e shquara të shkencës shqiptare. Pra xhamia shërbeu si pikënisje e jetës urbane dhe qëndroi e tillë për shumë shekuj. Sot një grup ambientalistësh duan ti thonë JO ndërtimit të një xhamie. E vërteta qëndron se prerja e disa pemëve nuk mund të justifikojë ekzistencën e ambientalizmit pa kushte. Ambientalizmi nuk mund të sulmojë aleatin e tij shumëshekullor. Përkundrazi do ishte shumë herë më mirë nëse kjo aleancë të synonte unifikimin e mendimeve e qëndrimeve për të ndërmarrë nism