Ai qe nuk e njeh veten nuk mund ta njohe as tjetrin - Portreti i Hajriz Mamaj

E hene 2 korrik i vitit 1990. Nga Prishtina dhe Tirana ne mbare boten perhapen dy lajme se pari Kuvendi i Kosoves i mbledhur ne Prishtine ka vendosur proklamimin e Kosoves Republike dhe i ka dhene asaj te drejten e vetevendosjes e dyta ne mbremje ne Tirane ndodh dicka qe nuk kishte ndodhur kurre ne Shqiperi ne 50 vitet e fundit. Nje grup te rinjsh sulmojne Ambasaden Gjermane cajne rrethimin dhe hyjne brenda.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Hajrizi me mbesen OrseaKeto dy ngjarje te rendesishme e gjejne Hajriz Mamajn ne studiot e Radio Televizionit te Prishtines. 4 Korriku i vitit 1990 shenon naten e fundit te transmetimeve te programeve ne RTP. Te nesermen ne ora 1530 Radio Televizioni i Prishtines RTP u pushtua nga forcat policore. Une me 4 korrik kisha nje emision te drejtperdrejte qe per teme kishte Prezantimi i vlerave kombetare ne tekstet shkollore dhe planprogramet mesimore. Mysafire ne studio kisha Rexhep Osmanin te ndjerin Abdyl Rama Zeqiria Ballaten dhe Ragip Zekollin. Thene sinqerisht ne ate kohe ishte e veshtire dhe te gjeje bashkebisedues qe kishin guximin te flisnin per nje teme kaq te ndjeshme.
Sot kur kane kaluar mbi 21 vite nga ajo kohe Hajriz Mamaj beson qe jehona e programit te transmetuar me 4 Korrik dhe mbyllja e RTP-se me 5 Korrik kane qene edhe shkas i largimit te tij nga Kosova.
Une si individ i shpetova me te keqes sepse une ia ktheva shpinen atdheut ne momentin kur e hetova rrezikun nga policia serbe ama familja dhe farefisi nuk shpetoi pa viktima te luftes sqaron Hajrizi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hajriz Mamaj duke udhehequr nje spektakel ne BerlinHajriz Mamaj eshte lindur me 9 shkurt te vitit 1955 ne Samadraxhe te Suharekes. Ka perfunduar Fakultetin Filologjik Gjuhe dhe Letersi shqipe ne Prishtine. Ne vitin 1976 fillon punen si mesimdhenes i Gjuhes dhe letersise shqipe ne gjimnazin Jeta e Re ne Suhareke. Ne vitin 1980/81 ne RTP si bashkepunetor ne PASH. Ai eshte autor i pare i Konkursit te Diturise per shkollat e mesme ne Kosove i cili eshte nderprere per shkak te demonstratave te vitit 1981.
Pas mbylljes se Radio Televizionit te Prishtines Hajriz Mamajt i ngushtohen mundesite e ushtrimit te profesionit ne Kosove. Prandaj ne vitin 1993 vendos te vendoset per te jetuar ne Berlin. Jeta ne nje vend te ri natyrisht qe shoqerohet me veshtiresi te shumta. Por ato harrohen nese njeriu di ti shfrytezoje mundesite dhe te mirat qe ofron shoqeria e re
Nje pjese e madhe e bashkeatdhetareve te mi ambientin e ri e kane marre si vend qe te siguron vetem gjumin ushqimin dhe para sa per ta mbajtur shpirtin gjalle. Po ka edhe te atille qe mesin e ri e kane shfrytezuar per integrim dhe shfrytezimin e te mirave materiale kulturore shkollimin ngritjen profesionale dhe natyrisht inkuadrimin ne ndonje profesion te ri te cilin shoqeria evropiane ia ofron cdokujt. Une per vete shfrytezova keto te mira qe i ofron Gjermania si vendi me i fuqishem evropian dhe sot e ushtroj profesionin e edukatorit social natyrisht duke mos lene anash as profesionin tim si gazetar dhe mesimdhenes i shqipes sa here qe ndihet nevoja per femijet tane mergimtare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Hajrizi me gruan HysnijenHajrizi shfrytezon mundesine e mesimit te gjuhes me financim nga shteti dhe shume seminare per shkollim te metejshem. Me profesionin e tij si mesimdhenes i gjuhes shqipe dhe gazetar e kishte te veshtire te kycej ne ndonje medium apo te gjente nje vend pune ne shkolle gjermane. Tani i punesuar si pedagog social ne firmen Navitas vazhdon ende te njihet me kulturen gjermane me kultura te ndryshme.
Nje njeri i formuar intelektualisht ne vendlindje asnjehere nuk do ta zbehte dashurine per atdheun e vet por njekohesisht nuk do te leshonte as rastin qe te njihet dhe me kulturen dhe traditen e vendit ku jeton. Une them gjithnje se ai qe nuk e njeh kulturen e atdheut te vet nuk mund ta njohe as kulturen e tjetrit. Duke u nisur nga kjo jam munduar qe berlinasve dhe banoreve te tjere te kryeqytetit gjerman tu ofrojme nje here ne vit shijimin e vlerave tona kombetare. Kete e kemi arritur me Festivalin Ditet e kultures shqiptare ne diaspore ne te cilin shoqerite amatore nga diaspora shpalosnin tri dite rresht vlerat tona kombetare ne zhanre te ndryshme. Per fat te keq ky festival u nderpre pas tre vitesh si pasoje e mungeses se mbeshtetjes financiare. Ne shpresojme qe kete aktivitet ta shtyjne perpara Ambasadat tona qe tashme jane te vendosura ne kryeqytete te ndryshme te botes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Hajrizi me nipin RroninNe kete menyre Hajriz Mamaj nuk ka shkeputur kurre lidhjet me shoqerine e vjeter dhe atdheun. Ato i ruajti dhe kultivoi edhe permes aktiviteteve shtese si kryetar i Klubit shqiptar Bajram Curri kryetar i Klubit Futbollistik Bajram Curri dhe kryetar i Shoqates per Arsim Sport dhe Kulture Dituria. Lidhjet me atdheun sipas Hajrizit mund te zbehen por kurre nuk shkeputen plotesisht sepse kujtimet feminore regjistrohen te parat ne kujtesen e njeriut.
Me kujtohen shoket kur i ruanim kafshet ne fshat loja me futboll te letres apo me qime te leshit te lopeve kur i krihnim ato dhe benim nje top te vogel per loje sepse ne kohen kur une isha femije nuk kishim standardin e femijeve te sotem. Pastaj nuk harrohen shoket me te cilet udhetonim ne fshatin Studenqan per te mbaruar shkollen tetevjecare dhe me pastaj shoket e gjimnazit Jeta e re ne Suhareke. Me te gjithe mbaj lidhje e ne vecanti me profesorin tim Ramadan Shala i cili ka ndikuar ne formimin tim intelektual dhe kombetar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mbesat e cifitit Mamaj gjate pushimeve te veres ne Kosove56 vjecari Hajriz Mamaj eshte i martuar me Hysnijen me te cilen kane tre djem Blerimin Dritonin dhe Agronin. Tani familja eshte shtuar dhe cifti Mamaj ka shtate mbesa dhe nje nip
Mbesat Artiola Laura Sara Orhieda Argita Orsea Kiara dhe nipi Roni jane ata qe kane ndryshuar teresisht jeten tone. Tani vullnetin per pune dhe aktivitetet shtese te cilat me te vertete marrin shume kohe dhe duan angazhim te madh e gjej tek puthjet dhe perkedheljet e nipit dhe mbesave thekson Hajriz Mamaj.
Autor Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica