E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna - nje problem i madh tek grate ne perendim te Pakistanit

Sitara Ayaz duket e hapur e thjeshte dhe plot pasion mbi supet e saj ajo ka hedhur nje shami te gjate elegante floket i mban te leshuara. Ajo eshte nje aktiviste e perkushtuar per grate ne provincen veri-perendimore te cilat kane perjetuar shumecka. Fillimisht termetin gjashte vjet me pare pastaj luften ne mes te militanteve islamike dhe ushtrise pakistaneze dhe vitin e kaluar permbytjet e Indus-it. Grate dhe femijet thote Sitara Ayaz vuajten me se shumti. Megjithate ata u perpoqen te cojne perpara veten dhe familjet e tyre.

Fondet e ndihmes per zhvillim ministrja i perdore per te ndertuar strehimore per grate e pastrehe per grate e burgosura te liruara nga burgu dhe per grate qe punojne por qe jetojne vetem. Zyrtarisht vetem 19 perqind e femrave punojne ne Pakistan. Por ne fakt numri i grave qe duhet te sigurojne mbijetesen ekonomike te familjeve te tyre eshte shume me i madh. Ato punojne sot ne pothuajse te gjitha profesionet raporton Ayaz si mesuese apo mjeke si punetore ne fabrikat e perpunimit te qumeshtit apo gjithnje e me shpesh edhe si kultivuese te perimeve organike. Shume gra udheheqin manufaktura te vogla per prodhimin e qilimave apo mobiljeve.

Ato qe kryejne punet ne shtepi kritikon Ayaz ne pergjithesi nuk njihen si gra te punesuara. Prandaj ajo ka hartuar nje propozim per te ndryshuar ligjin e punes dhe per te siguruar barazine. Sitara Ayaz mbeshtet grate kudo qe te jete e mundur per shembull ne panaire ku grate mund te shesin prodhimet e tyre.

Dhuna - nje problem i madh per grate

Bildunterschrift Gra dhe vajza pakistaneze duke degjuar nje fjalimMinistrja per pune dhe ceshtje sociale ndodhet ne Berlin me ftese te GIZ-it. Nje vizite ne nje shtepi te grave dhe ne nje shtepi strehimi per grate eshte pjese e programit te vizites sepse dhuna eshte nje problem i madh per grate ne provincen e saj. Vetem ne gjysmen e pare te ketij viti u vrane 179 gra ne mesin e tyre te pakten 14 vrasje per ceshtje nderi. 81 raste te dhunes ne familje u njoftuan zyrtarisht. 28 gra u kidnapuan.

Shume gra preferojne nje pune nga shtepia edhe per shkak te frikes sepse ato nuk ndjehen te sigurta ne rruge thote Ayaz. Ngacmimi seksual ne vendin e punes dhe ne publik eshte pjese e jetes se perditshme edhe pse ka kohe qe denohet me ligj. Po ashtu nuk duhet harruar as kercenimet e ekstremisteve te dhunshem.

Frike pavaresisht te drejtes per divorc

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fauzia Viqar perfaqesuese e organizates se gruas Shirkat Gah ne PakistanSa i perket dhunes ne familje tani nje ligj pritet te ndikoje ne permiresimin e gjendjes. Edhe pse per kete ligj po diskutohet edne ne parlamentin pakistanez gjasat per miratimin e tij jane te mira. Ligji i ri ka per qellim qe te denoje martesat e detyrueshme. Gjithashtu ne te ardhmen nuk do te ndeshkohen vetem autoret por do te vihen ne dispozicion te te holla per te mbeshtetur grate e prekura.

Megjithate sqaron Fauzia Viqar nga organizata e grave Shirat Gah ligji pakistanez njeh te drejten e grave per te kerkuar divorc. Dhe grate gjithnje e me shume kane guxim per te bere kete. Por shton veprimtarja per te drejtat e grave keto gra trondisin themelet e shoqerise pakistaneze. Vrasjet per ceshtje nderi sulmet me acid si dhe martesat me detyrim dhe martesat e hershme kane tradite te njejte sic eshte zakoni qe per zgjidhjen e konflikteve grate ti dorezohen pales armiqesore. Grate jane ende konsiderohen si prone e familjes apo e burrit deklaron Fauzia Viqar. Dhe shumecka ka ndryshuar per te keq per grate qe nga arritja e paqes me islamistet ne vitin 2009.

Nderkohe grate dhe vajzat jane aq te frikesuara sa qe e kane te veshtire te dalin nga shtepia dhe kur e bejne kete atehere vetem me burke ose ferexhe. Qeveria krahinore nuk ka mbrojtur te drejtat e grave dhe vajzave me te gjitha mjetet kritikon aktivistja per te drejtat e grave Viqar.

Autor Henriette Wrege / Esat Ahmeti

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›