E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra Kulturore e Mbrojtjes koncert festiv per femijet

Me rastin e festave të fundvitit Qendra e Kulturës Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizoi një koncert festiv, ku morën pjesë fëmijët e oficerëve të cilët gëzuan përmes një repertori festiv dhe recitimeve të ndryshme të interpretuar nga ato vetë dhe artistë profesionistë, të cilët performuan për të gëzuar fëmijët. I pranishëm në këtë event të rëndësishëm kulturor për vitin e ri ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imam i cili uroi fëmijët për festat e fundvitit. Në këtë eveniment nuk munguan edhe dhuratat për fëmijë.
Gjithashtu në hollin e Qendrës Kulturore u çel edhe një ekspozitë mjaft interesante me krijime artizanale të krijuara nga duart e grave të ushtarakëve. Në këto punime pasqyrohej art i qëndistarisë, punime me grep, punime të velenxave apo thurjen e shportave, të enëve prej balte si dhe punime në terrakotë. Kjo ekspozitë interesante zgjoi interesin e të pranishmëve që shijuan këtë aktivitet të veçantë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›