Airbus, ulje emergjente në aeroportin e Moskës
Moskë - Një avion Airbus 340-300 është ulur me urgjencë në aeroportin e Moskës. Avioni i përkiste kompanisë “Air China”, dhe ishte nisur nga Milano në drejtim të Pekinit.
Shkaku i uljes emergjente ishte një problem në një prej motorëve të avionit. Në të ndodheshin 155 pasagjerë, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, ka shkuar në 41 numri i pasagjerëve të gjetur në ujërat e Atlantikut nga avioni i rrëzuar të hënën e kaluar. 17 prej trupave janë gjetur në 24 orët e fundit.
Viktimat po transportohen me mjete ushtarake në ishullin e Fernando de Noronha dhe prej andej ne Recife.