E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta premtime në Vlorë

Tiranë -Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar takime të gjera në Vlorë.
Shumë banorë të kësaj zone, gjatë takimit me kreun e LSI, i shprehën atij shqetësimin e tyre për gjendjen, ku jetojnë veçanërisht për faktin se janë harruar nga shteti dhe përfaqësuesi i tyre në parlament. Për këtë Meta shprehu angazhimin dhe vendosmërinë e LSI që menjëherë pas 28 Qershorit, Qeveria e LSI-së do të veprojë urgjent për të zgjidhur këtë problem kaq shqetësues për shëndetin e banorëve të kesaj zone, të cilët jetojnë vetëm 600 metra larg bregut te detit.

“Është e pabesueshme që pikërisht në qytetin e Vlorës, ekziston një gjendje kaq katastrofike mjedisore, që cënon në mënyrë të drejtëpërdrejtë shëndetin e komunitetit këtu, shëndetin e fëmijëve në mënyre të veçante dhe për më tepër një gjendje e tillë është e papranueshme, jo vetëm për shëndetin e banorëve këtu në qytetin e Vlorës, por për më tepër kjo gjendje është e papranueshme, kur të gjithë flasim dhe angazhohemi për një Vlorë turistike dhe për një Vlore evropiane”-theksoi Meta.

Më pas Meta tha se ”kjo do të jetë një nga sfidat tona të para përsa i takon qytetit të Vlorës, komunitetit që jeton këtu pasi dihet dhe është mëse e qartë se mbrojtja e mjedisit është një nga çështjet më të mëdha që e dallon LSI në raport me forcat e tjera politike, që në radhë të parë kujdeset që të mbrojë shëndetin e qytetarëve, por njëkohesisht të dalë dhe në mbrojtje të perspektivës turistike të qytetit të Vlorës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›