E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajaksi u afrua me kreun ne kampionatin holandez

Ajaks mban gjallë shpresat për titull në Holandë. Skuadra e Amsterdamit fitoi 2-0 jashtë fushe duke mbajtur diferencën prej 3 pikësh që e ndan nga PSV Ajndhoven i vendit të parë.
“Shigjetarët” fituan në fushën e Valvijkut falë dy golave të pjesës së parë. Autorë ishin Niklas Moisander dhe Kristian Eriksen.
Në pjesën e dytë, Ajaksi pati edhe pak fat pasi vendasit mund të kishin shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. Një prekje e topit me dorë solli penallti, por pavarësisht nga lutjet e tifozëve në tribunë, kjo nuk u kthye në gol.
Braber e gjuajti topin drejt e në duart e portierit amsterdamas Kenet Vermier. Ajaksi u mbajt deri në fund dhe tani ka 47 pikë pas 23 javësh, ndaj 50 të PSV Ajndhovenit që kryeson.
Në Argjentinë, nuk pati fitues në ndeshjen mes Tigresit dhe Boka Juniorsit që përfundoi 0-0. Ishte java e dytë e turneut Klauzura, apo turneut Final dhe dy skuadrat mbetën në kuotën e 4 pikëve, me nga një fitore e një barazim.
Pati pak raste, por si shpesh herë nervozizëm, ndërsa ky barazim i hapi rrugën Lanusit dhe River Plejtit që të kapnin kreun e tabelës me nga 6 pikë. Gjithsesi, bëhet fjalë vetëm për fillimin e fazës së dytë në Argjentinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›