E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis Rafa Nadal fiton titullin e pare te vitit

Dy turne përfunduan dhe tenisi ndau dy kupa, dy tituj për më të mirët. Dikur nuk do të habiteshim nëse Rafa Nadal do të fitonte një trofe, por kur kjo ndodh pas 8 muajsh, natyrisht që përbën një lajm
Tenisti spanjoll, ish-numri 1 i botës, fitoi në turneun e Sao Paulos në Brazil, duke mundur lehtësisht në finale argjentinasin David Nalbandian: 6-2 e 6-3.
Pak nga pak ai ka fituar ritmin dhe reflekset që e bënë një kampion të madh, rival të Rozher Federerit dhe Novak Gjokoviçit. Shpresohet që dëmtimet të mos e shqetësojnë më.
Në një kontinent tjetër, në Europë, titulli u fitua nga Huan Martin Del Potro. Argjentinasi fitoi në Roterdam të Holandës ndaj francezit Zhylien Beneto. Del Potro triumfoi me dy sete: 7-6 e 6-3, duke lënë pas humbjen në finalen e vitit të kaluar fituar nga Rozher Federer.
Këtë vit, Federer u eleminua në çerekfinale pikërisht nga Beneto, që gjithsesi nuk arriti ta fitonte titullin e parë në karrierë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›