E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajazi Nuk kam lidhje me Naim Selen

Dy dite pas akuzave te opozites dhe deshmise se nje personi se ishte dhunuar nga kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar Hektor Ajazi permes nje deklarate per shtyp.

Ne te ai shprehet se nuk ka lidhje me ate qe i ka ndodhur shtetasit Naim Seles dhe se nuk e ka goditur dhe as i ka grabitur pronen atij.

Zoti Ajazi ka paraqitur vendimin e hipotekes dhe dokumentat e shitjes per te vertetuar qe e zoteron ate prej dates 7 korrik 2008 dhe nuk e ka grabitur ndersa shtetasin qe e akuzon per rrahje e cileson si sekser.

Sot i kam kerkuar avokatit tim - shkruan zoti Ajazi - te pregatise padine per kallzim te rreme ndaj qytetarit Naim Sela i cili pretendon se eshte goditur nga une dhe truprojat e mi. I kam shtuar padise qe kam bere dite me pare ne gjykate per dy deputetet socialiste Xhacka dhe Felaj edhe padine ndaj Artan Gaces per shpifje dhe dem moral.

Dy dite me pare deputeti socialist Artan Gaci denoncoi rrahjen e nje shtetasi qe ishte shtruar ne Spitalin Ushtarak. Vete i lenduari akuzoi per kete zotin Ajazi duke e lidhur me nje histori prone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›