E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transfuzion ne shkolla shkarkime masive

Gjate dites se sotme dhjetera mesuesve ne shkollat e Tiranes u eshte komunikuar shkarkimi nga puna.

Mesueset te cilat iu jane bashkuar protestes se kolegeve te tyre tregojne se nuk iu eshte bere asnje paralajmerim dhe gjate viteve te fundit kane punuar si mesuese me ore te plota dhe me klasa ne kujdestari.

Mesueset kane protestuar para Drejtorise Arsimore e me pas para godines se Ministrise se Arsimit ku kane theksuar se protestat e tyre do te pershkallezohen deri ne greve urie.

Ne do te vazhdojme ne protestat tona deri ne gjetjen e te drejtes sone. Ministria e Arsimit eshte shprehur se nuk ka asnje urdher nga MASH per moszevendesimin e mesuesve qe mungojne me arsye per nje ose disa dite thote nje prej mesueseve.

Kuadri arsimor si ne Tirane ashtu edhe qytete te tjera eshte perfshire nga nje vale ndryshimesh. Jo zyrtarisht mesuesit flasin per nje marreveshje mes PD dhe LSI te ciles do tu jepet rreth 20 perqind e drejtuesve te shkolles te cilet ne momentin e merimit nisin edhe fushaten e largimeve dhe marrjes se te tjereve ne pune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›