Bosch Jo djegies se fleteve te votimit

Do ta konsideroja veprim jo te mencur djegien e fleteve te votimit shto ketu faktin qe kjo nuk do te ishte korrekte nga ana juridike sepse sipas nje ligji tjeter jo Kodit Zgjedhor nese ngrihen padi prokuroria ka dy vjet kohe ne dispozicion. Prandaj fletet duhet te ruhen te pakten edhe per nje gjysme viti le te themi deri me 28 qershorin e vitit te ardhshem ne menyre qe drejtesia te kete mundesi te hetoje nese do te jete e nevojshme eshte shprehur Bosch.
Ai theksoi gjithashtu se vonesat ne realizimin e reformes zgjedhore rrezikojne rikthimin ne situaten e zgjedhjeve te meparshme vendore te cilat u cilesuan si nje shans i humbur.
Rrezikohen deri ne ate mase sa mund te rikthehemi edhe njehere ne situaten e meparshme e cila u kritikua ashper edhe nga ODIHR-i qe i quajti zgjedhjet e fundit vendore si nje tjeter mundesi e humbur. Tashme kemi nje kod te ri zgjedhor i cili ka nevoje te permiresohet ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it Keshillit te Evropes misionit te NATO-s ne Shqiperi dhe te vete Prezences. Sigurisht qe mbetet shume per te bere dhe ne po perpiqemi te bejme maksimumin ne menyre qe te shmangim perseritjen e situatave te meparshme. Prandaj reforma zgjedhore eshte kaq e rendesishme sidomos duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore theksoi Bosch.