E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajri ne Tirane i ndotur


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ripërsëritur shqetësimin e saj se në Shqipëri, në qytetet kryesore e vecanërisht në Tiranë, nivelet e ndotjes së ajrit janë disa herë më shumë se normat e lejuara të Bashkimit Europian.

Në studimin më te fundit të OBSH dhe Institutit të Shëndetit Publik, në Tiranë grimcat e pluhurit në ajër janë 3-4 herë më shumë se norma e BE.

Sipas ekspertit të OBSH, Mihal Krizanovski, si pasojë e ndotjes së ajrit, në Shqipëri vdesin cdo vit nga sëmundjet e rënda të mushkërive 500 persona.

OBSH ka kërkuar nga instituticionet shqiptare të marrin masa urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Tiranë e qytetet e mëdha pasi po vihet re një rritje e sëmundshmërisë, sidomos e kancereve në mushkëri.

Ndryshe nga herët e tjera, kur alarmi i OBSH binte në vesh të shurdhër, qeveria ka pranuar se moszbatimi i planit të veprimit ka ardhur si pasojë e politizimit të këtij problemi.

Zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino ka pranuar se nuk bëhet fjalë vetëm për bashkëpunim me pushtetin vendor, por dhe për bashkëpunim ndërministror, si Ministria e Transportit dhe e Ekonomisë dhe Energjetikës.

Në takim merrnin pjesë dhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe nënkryetari i bashkisë Edmond Panariti.

Të gjithë të pranishmit ranë dakord për nisjen sa më parë të bashkëpunimit për zbatimin e masave që do të sjellin reduktimin e ndotjes së ajrit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Reagim kundër vrasjes se qenve të rrugës
Organizata e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në Shqipëri “Animal Rights in Albania”  ka denoncuar aksionin e ndërmarrë në fshehtësi nga Bashkia e Tiranës për të zhdukur qentë e rrugëve.
Ndalohen parkimet te Pazari i Ri
Prej dy javësh, policia bashkiake ka nisur aksionin për heqjen e makinave të parkuara në tregun e Pazarit të Ri si dhe rrugët që të cojnë në këtë treg, ndër më të mëdhenjtë në kryeqytet.
Llogara, problem prerja e pyjeve
Pas denoncimit të disa ditëve më parë përbërjen e pyjeve në zonën e Karaburunit, Top News denoncon prerjet e pyjeve ne nje tjeter zone, ne Parkun Kombetar te Llogorase. Libohovë, mungon ngrohja në shkollë
Shkolla 9-vjecare "Avni Rustemi" në Libohovë pret cdo ditë rreth 260 fëmijë të ciklit fillor dhe 9-vjecar.
“Shqipëria tjetër”: Fëmijët e humbur të Bulqizës
Reportazhi i përjavshëm i transmetuar në fund të edicionit qëndror të lajmeve, “Shqipëria Tjetër”, u rikthye në Bulqizë, për të rrëfyer tragjedinë e dytë që përjeton ky qytet.

Lajmet kryesore

Pakti mirëpritet në Bruksel
Stano: Po monitorojmë cdo zhvillim...edhe procesin e Metës
Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Kriset pakti politik
BB: Kujdes borxhin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›