E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB Kujdes borxhin


Banka Botërore paralajmëron qeverinë shqiptare se kriza e Eurozonës dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike mund të përkeqësojë borxhin publik të vendit, duke vënë në vështirësi buxhetin.

"Janë rreziqet të rifinancimit. Financimi i borxheve tani është bërë disi i vështirë, sidomos të borxhit të jashtëm. Rrezik mund të jetë edhe rreziku i rritjes së normës së interesit. Gjithnjë ekziston problemi i rritjes së barrës së normave të interesit", thotë Erjon Luci, ekonomist i Bankës Botërore.

Shqipëria paguan ccmimin më të lartë në rajon për borxhin. Në vitin 2010, qeveria shqiptare pagoi 3.4 përqind të Prodhimit Kombëtar vetëm për interesat, kur në ekonomitë e tjera të ngjashme të Ballkanit Perëndimor, ato variojnë nga 0.6 deri në 1.3 për qind. Banka thotë se tkurrja e rritjes ekonomike mund t'i imponojë qeverisë shqiptare të tjera ndërhyrje tek financat publike.

"Ulja e rritjes ekonomike në rajon edhe në Shqipëri, mund të krijojë njëfarë presioni mbi financat për të ulur apo për të axhustuar më tej shpenzimet. Ndikimi negativ është në aspektin e axhustimit të mëtejtshëm", tha Luci.

Borxhi i qeverisë shqiptare është 2.2 herë më i lartë se sa të ardhurat që ajo mbledh në një vit, tregues ky ndër më të lartit në botë.  

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Pakti mirëpritet në Bruksel
Stano: Po monitorojmë cdo zhvillim...edhe procesin e Metës
Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Kriset pakti politik
Ajri në Tiranë, i ndotur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›