E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajtyresa: PS protesta, për çdo shqiptar të gënjyer e të vjedhur

Pas deklaratës së kreut të LSI-së, Ilir Meta i cili tha se videoja ku shfaqet ai dhe Dritan Prifti është vërtetuar edhe nga ekspertiza se ishte e montuar, ka reaguar Partia Socialiste.
 

Anëtarja e Asamblesë së PS-së, Megi Ajtyresa deklaroi se Meta vijoi sot me serinë e tij të gënjeshtrave që sipas saj çdo ditë janë edhe më të mëdha.
 

Ajo theksoi se PS do të vazhdojë protestat për çdo shqiptar të gënjyer e vjedhur dhe për një Shqipëri që qeveriset nga ata që zgjedh. Ajtyrera shtoi se asnjë shqiptar nuk e pranon këtë pushtet të vjedhur, ndaj do protestojë që qeveria të varet nga populli dhe jo populli nga qeveria.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›