E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA-së qartëson deklaratën e Arvizu

Ambasada e SHBA-se në Tiranë qartëson deklaratat e bëra nga Ambasadori Arvizu gjatë intervistës së tij për edicionin e lajmeve të “Zërit të Amerikës” e cila u transmetua të shtunën, në datën 5 shkurt 2011.
 

Duke folur mbi korrupsionin në Shqipëri, Arvizu tha, “Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është (vetëm) një problem i qeverisë shqiptare, është një element i përhapur i shoqërisë….”
 

Siç Ambasadori Arvizu ka thënë më parë, korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare , qeverisjen, biznesin, arsimin, shëndetësinë, dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t`i bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtare kundër korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›