Akademi Përkujtimore kushtuar 71 vjetorit të luftës së Sllatinës

Kështu ka thënë Riza Haziri, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, gjatë Akademisë Përkujtimore kushtuar 71 vjetorit të luftës së Sllatinës për mbrojtjen e kufijve verior të trojeve shqiptare dhe në nderim të atdhetarëve të saj Kadri Zahitit nga fshati Bistricë dhe Rifat e Rexhep Sadiku nga Dedia, që u mbajt të shtunën në Mitrovicë.
Ai ka theksuar se duke organizuar Akademi të këtilla, këta luftëtarë bëhen të paharrueshëm tek gjeneratat e reja.
“Megjithatë, për hir të së ardhmes, ne duhet ta kujtojmë të kaluarën dhe të mos e harrojmë sakrificën e të gjithë atyre që po i nderojmë sot”, ka thënë Haziri.
Pajazit Hajzeri, ka theksuar se lufta e Sllatinës ishte pjesë e pandalshme e proceseve që lëviznin për popullsinë shqiptare të shumëvuajtur e të nëpërkëmbur padrejtësisht nga fqinjët.
“Këtu e po thuajse 100 vjet më parë, përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur shqiptar kulmuan me luftën e përgjithshme, e cila nuk ka pushuar deri në agimin e shekullit 21”, ka thënë ai.
Në këtë Akademi, të organizuar nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës, morën pjesë përfaqësues të institucioneve, familjarë si dhe qytetarë të shumtë. /kosovapress/