E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’fiton as Manchesteri

Skuadra e vogël e Norwich City ka arritur që ta mposhtë Manchester United me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Pinkilgton.

Pjesa e parë e takimi shkoi me dominim të plotë të Manchester United por pa sukses.

Hernandez ishte disa herë pranë golit por kot ndërkaq Norwich treguan edhe njëherë se janë të konsoliduar në mbrojtje.

Madje në fund të pjesës së parë, Van Persie dhe Ashley Young patën dy mundësi të arta për gol.

Por, pjesa e parë përfundoj pa gola.

Fillimi i pjesës së dytë ishte e tëra e Norwichit të cilët sulmonin vazhdimisht portën e Lindegrad por golin e tyrë të epërsisë e arritën tek në minutën e 60.

Javier Garrido bëri një krosim të mrekullueshëm të cilin në gol e shndërroi Anthony Pilkington pas një goditje të fortë me kokë.

Norwich pati edhe disa raste të tjera deri në minutën e 75 të takimit por nuk i konkretizoi në gol.

Pas kësaj minute ishin Manchester United që synonin të barazonin rezultatin dhe të kthehen në lojë ashtu sikurse kanë bërë në shumicën e ndeshjeve këtë vit.

Ndryshe, Norwich është bërë e vështirë për skuadrat e mëdha në shtëpi. E njëjta skuadër me të njëjtin rezultat e kishte mundur Arsenalin pesë xhiro më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›