E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademi për artet e traditat e arbëreshëve, në komunën e Shën Mitrit

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Komuna e Shën Mitrit (San Demetrio Corone), në Itali, njoftoi çeljen e Akademisë së Arteve dhe Traditave Arbëreshe.

Synimi i kësaj Akademie është të ringjallë artet, këngët, zakonet, gjuhën dhe traditat që e kanë bërë komunitetin e arbëreshëve të Shën Mitrit unik për shekuj me rradhë.

Shën Mitri, që në italisht njihet si San Demetrio Corone, është një komunë në Provincën e Kozencës, në Rajonin e Kalabrisë në Itali. Shën Mitri ndodhet në një lartësi prej 521 metra mbi nivelin e detit dhe është ndër qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh, që ka ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, ritet fetare dhe identitetin etnik të tij. Ai është vendi i Kolegjit të famshëm të Shën Adrianit (1794), një organizatë e rëndësishme fetare dhe kulturore për ruajtjen e ritit bizantin dhe traditat.

Në kuadër të përpjekjeve komunitare dhe institucionale të komunave arbëreshe të Italisë për ruajtjen e kulturës arbëreshe, Akademia e Arteve dhe Traditave Arbëreshe, do të vijë si një program edukativ dhe kulturor i hapur për të gjithë qytetarët.

Përmes kësaj nisme komunat arbëreshe konfirmojnë angazhimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e rrënjëve arbëreshe, duke përfshirë veçanërisht brezat e rinj, në mënyrë që kujtesa dhe identiteti i historisë së këtyre komuniteteve të vijojnë ende në të ardhmen.

1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›