E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Arteve/ Regjizura televizive, dega më e preferuar

Startoi edhe konkursi për pranimin në Akademinë e Arteve. Shumë studentë të mbledhur, po ashtu edhe shumë prindër prisnin me ankth daljen e të afërmve të tyre nga ky provim. Degët si aktrim, regjizurë, kanto, pikturë, skulpturë, skenografi e të tjera, kanë filluar një provim të imtësishëm përrreth 4 deri në 5 orë, ku do të vlerësohen nga një staf i specializuar pedagogësh. Rektori i Akademisë së Arteve, Petrit Malaj, shpjegon se çdo gjë ka shkuar më së miri dhe nuk janë regjistruar probleme. Ai theksoi se për këtë vit dega më e preferuar është regjizura televizive.
Petrit Malaj tha se, çdo maturant do të marrë atë që i takon dhe në këtë shkollë do të merren vetëm talentet, që e meritojnë dhe prindërit t'i harrojnë mënyrat monstruoze të ndërhyrjeve me anë të miqve ose telefonave. "Ju siguroj", tha ai se, "gjithsekush duhet të besojë maksimalisht tek specialistët dhe pedagogët e vlerësimit, të cilet do të bëjnë seleksionimet me përgjegjsi të madhe".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›