Maqedoni/ Milloshoski: Së shpejti marrëdhënie diplomatike me Kosovën
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski ka deklaruar së fundmi përsa i përket vendosjes së marëdhënieve diplomatike me Kosovën. "Kjo çështje po shqyrtohet, së shpejti do të vijë koha që t'i përforcojmë marëdhëniet bilaterale me Kosovën. Ne kemi një komunikim të mirë, marëdhënie të mira në nivele të ndryshme dhe është çështje kohe se kur do të ndodhë vendosja e marëdhënieve zyrtare dhe diplomatike me Kosovën", theksoi ministri i jashtëm maqedonas Milloshoski, duke qenë në koherencë me deklaratat e dikasterit që drejton se së shpejti do të vendosen marrëdhëniet.
Deklarata të tilla kanë pasuar që nga viti i kaluar, ku u njoh pavarësia e Kosovës nga ana e Parlamentit të Maqedonisë. Autoritetet e Prishtinës kanë bërë disa tentativa për të nxitur Shkupin për vendosjen e këtyre marrëdhënieve, por deri tani ato janë anashkaluar.