"Zgjohu", konferencë për përçarjet e reja në Ballkan nga BE-ja
Lëvizja "Zgjohu", organizoi nje konferencë me temën "Bashkimi Europian krijon përçarje të reja në Ballkan". Pas fjalës hapëse, kreu i lëvizjes "Zgjohu", bëri të ditur edhe qëllimin e këti punimi, ku të pranishëm ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa zyrtarë të organizatave jo qeveritare, si përfaqësues nga "Liberalët e Rinj Europian të Shqipërisë", të cilët vunë theksin në nevojën emergjente që ka Shqipëria në lidhje me rritjen e imazhit në Europën Perëndimore.
Ky punim vazhdoi më tej me diskutime dhe debate mes të pranishmëve në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku Goxhaj tha se, edhe pse është korrik dhe shumica e institucioneve janë pushim ne do të punojmë fort për të rritur imazhin e Shqipërisë. E ndërsa Liberalët e Rinj Europian të Shqipërisë thanë se "Në rast se Europa synon të jetë serioze për pranimin e Ballkanit në BE, ky mur ndarës duhet me patjetër të rrëzohet".