E Martë, 3 Nëntor 2026

400 kuota të lira në inxhinieri mekanike, informatike dhe fizike te Politekniku

Të gjithë kandidatët për student të cilët nuk kanë fituar ende një program studimi, u është dhënë mundësia të vijojnë garën duke ju nënshtruar aplikimeve në raundin e dytë.

Rektori i Universitetit Politeknik, Andrea Maleqari ka sqaruar se për ketë raund të ri kanë mbetur në fakultetin që ai drejton mbi 400 kuota  të lira, por jo në të gjitha degët mundësitë për të fituar janë të njëjta.

“Procesi i regjistrimit po vijon normalisht. Nga 1780 kuota që universiteti politeknik kap, kemi të plotësuara rreth 1250 kuota“, deklaroi ai.   

Ashtu siç do vit edhe sivjet, më pak kërkesa ka pasur programi gjeologji-minierave që është dhe program parësor, inxhinieria fizike dhe matematikë.

“Ne kemi dhe disa degë të fakultetit që janë disa më prapa, por nuk bëhët fjalë për mosplotësim të kuotave”, tha Maleqari.

Pas mbylljes se 5 fazave të raundit të dytë, kandidatët për student do të kenë mundësi të garojnë edhe në një fazë të hapur me qëllim që gjithçka të jetë gati javën e ardhshme, kur dhe do të nisë viti i ri akademik.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›