Berisha Opozita mos te tallet me. Te dorezoje oferten ne Kuvend

Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje opozites qe te mos tallet me qytetaret por te dorezoje oferten e saj zyrtarisht lidhur me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit cka do te ishte nje hap perpara per zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi. Duke riperseritur qendrimin e tij per transparencen pa prekur kutite e votimit shefi i i qeverise ritheksoi gadishmerine e tij per te shqyrtuar me seriozitet cdo kerkese qe do te dorezohet ne Parlament.
Sepse ta marresh per te vertete kete se ata nuk do te paraqesin dokument tjeter kjo do te thote se ata po tallen me qytetaret. Une kam nje qendrim te percaktuar them po pres dokumentin. Por ne rast se cdo dite behet fjale nga nje kerkese dhe ka nje prapavije per te mos paraqitur dokument atehere ky eshte megafon dhe asgje tjeter. Jam i vendosur dhe garantoj opoziten se do shqyrtohet me seriozitetin e merituar cdo dokument i saj tha Berisha.
Deklaratat Berisha i beri pas kthimit nga Lisbona ku mori pjese ne samitin e NATO-s. Ai theksoi rendesine e dokumentave te miratuara unanimisht dhe te marreveshjes se partneritetit me Rusine ne luften kunder terrorizmit cka sipas Berishes do ta bejne Boten nje vend me te sigurt.
Aleanca do te pershtate te gjithe potencialin e saj. Sikunder nje thek i vecante u vu dhe u vendos te krijohet mbrojtja antirakete ne menyre qe asnje grup terrorist apo vend zuzar te mos mund te imagjinoje te nise ne drejtim te vendeve anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut raketa balistike me mbushje te ndryshme vijoi ai.
Guina Hoxha