E Martë, 3 Nëntor 2026

Akademia e Shkencave finalizon diskutimet për vëllimin e dytë të “Historisë së shqiptarëve”

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave u mblodh sot redaksia qendrore e projektit madhor “Historia e shqiptarëve”, e përbërë nga akademikët Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, Ferit Duka, Neritan Ceka dhe koordinatorët përkatës.

Ky takim shënoi përmbylljen e ciklit të diskutimeve për vëllimin e dytë të kësaj vepre enciklopedike.

Në diskutimet e zhvilluara në redaksi, kryetari i Komisionit të Historisë, prof. dr. Paskal Milo dhe kryetari i Komisionit të Arkeologjisë prof. Neritan Ceka vlerësuan punën e mirë të akad. Pëllumb Xhufit në përmbajtjen e kapitujve që kanë të bëjnë me periudhën e Skënderbeut në tekstin e “Historisë së shqiptarëve”: për mënyrën e re të parashtrimit të historisë, jo vetëm si histori politike, por edhe si histori e qytetërimit arbëror të kësaj periudhe.

U vlerësua gjithashtu puna e autorëve për korrigjimin e aspekteve që kanë të bëjnë me çështjet teknike, dhe u vu theksi që më tej të sqarohen termat që përcaktojnë identitetin dhe historinë e vërtetë, mbështetur në burimet njerëzore dhe ekomomike.

Në fund u ra dakord që termat të koordinohen me të gjithë autorët e vëllimit të dytë të “Historisë së shqiptarëve”.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›