Akademiket italiane "ngrene" urat me universitetet shqiptare
Vlore- Universitetet "Pavaresia" dhe "La Sapineza" zgjerojne bashkepunimin akademik. Dy personalitete te botes akademike italiane, profesore te Universitetit "La Sapienza", Maria Immacolata Macioti dhe Enrico Pugliese, kane qene per dy dite radhazi ne Vlore. Ne nje bashkepunim mes universitetit te tyre ne Rome te Italise dhe atij "Pavaresia" ne Vlore, jane zgjeruar urat mes dy universiteteve. Ne nje auditor te gjere me pjesemarrje jo vetem te studenteve e pedagogeve te Universitetit Pavaresia, kerkuesve shkencore te fushes, por edhe autoriteteve lokale, ne kuadrin e Marreveshjes se Partneritetit mes dy universiteteve, profesoret mbajten dy "Lectio magistralis", (leksione) mbi argumente te rendesishme per Shqiperine e ne te njejten kohe per realitetin italian. Dy akademiket e shquar ne Itali, analizuan fenomenin e emigracionit shqiptar ne vendin fqinj dhe efektet e tij ne tregun e punes ne dy leksione, duke analizuar teori nga me te vecantat e kesaj fushe. Bashkepunimi institucional i zyrtarizuar nje vit me pare, i cili deri tani ka qene kryesisht i fokusuar ne shkembimet kerkimore dhe botimet akademike, nis te zgjerohet me shkembimet mes stafeve akademike dhe qe pritet te perfshijne ne te ardhmen e afert studentet dhe projektet e kerkimit te perbashketa.
Universiteti "La Sapienza" eshte jo vetem nga me te medhenjte e te vjetrit e Evropes, por njekohesisht i renditur mes universiteteve me te shquara ne bote ne renditjen e fundit te "Shangahai Rating, Academic Rating University". Rektorja Arta Musaraj, ne fjalen e saj lidhur me eventin akademik u shpreh se : "Partneriteti me La Sapienza dhe Pavaresia, jo vetem eshte nje arritje ne lidhje me permiresimin dhe forcimin e aktiviteteve akademike e kerkimore tona, por ne te njejten kohe nje tregues i standardeve, pergjegjesise dhe besueshmerise".
Pjese e shkembimeve mes universiteteve do jene stafi dhe studentet, duke ndikuar mbi kapacitetet e eksperiencat e tyre ne studim e kerkim. Universiteti "Pavaresia vleresoi me nje certifikate mirenjohjeje dy profesoret per kontributin e tyre ne kerkimin shkencor dhe ne auditoret e ketij universiteti.
Argumentet e sjella prej dy profesoreve, te prezantuara prej akademikeve si rezultat i kerkimeve te thelluara mbi fenomenet, duke pasur ne fokus zhvillimet italiane te kushtezuara nga fenomenet shqiptare, ngjallen jo vetem interes, por edhe debat, duke qene se adresonin jo thjesht ceshtje te se sotmes, ne lidhje fenomenin e emigracionit shqiptar. Prezantuan dhe tendencat per te ardhmen ne realitetet respektive.
"Shqiptaret ne Itali jane punetore te nderuar, familje qe jane integruar e qe tregojne nje tendence drejt stabilizimit. Pra nje kombesi qe pranohet se eshte nje burim per Italine, per vete Shqiperine, si per remitancat, ashtu edhe kapacitetet e fituara, qe jane nje ogur i mire per te ardhmen", tha Macioti. "Ne Itali po hyn brezi i dyte i familjeve te emigranteve te cilet shpesh kane fituar tituj studimi te marra ne universitetet italiane. Po ashtu e dukshme eshte prezenca e emigranteve ne sindikata", tha Pugliese, qe theksoi se ende nuk eshte shmangur diskriminimi ne tregun e punes. Profesoret kane zhvilluar dhe vizita turistike ne Orikum, ne parkun arkeologjik, ndersa vleresuan atraksionin e kesaj zone me te kaluar te pasur historike.
O. Hila