Sajmir Pirgu: Ja pse e putha Vikena Kamenicën..
TIRANE- Saimir Pirgu vjen i qeshur. Është pak me vonesë, por duket se puna e tepërt e kohëve të fundit e ka bërë të çlodhet disi më gjatë. Zëri i është ngjirur jo pak. Por ama, një natë më parë, ndryshe nga ç'duket, ai zë kumboi tejpërtej sallës dhe e ngriti në këmbë publikun. Në opera e presin krahëhapur dhe me të ardhur, bisedat sillen rreth tij. Është veshur si dhëndër, pa harruar edhe kravatën e për këtë disa artistë e komplimentojnë duke e vënë në "lojë". Është krejt i çlirët dhe i qetë, i thjeshtë dhe i komunikueshëm. Ndryshe nga ç'ndodh me shumë kolegë të tjerë, mendjemadhësia tek ai nuk ka vend. Tek e fundit, talenti duket në skenë dhe jo në bisedat jashtë saj. Ka batuta të shumta dhe shakatë nuk mungojnë. Nuk reflekton lodhje dhe as stres, paçka atyre që thotë gjatë bisedës. Për Pirgun publiku mbetet publik, pavarësisht nga puna që ai mund të bëjë jashtë operës. E ka fjalën pikërisht për krerët e shtetit shqiptar dhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, që mori pjesë në "Verter"-in e tij. Gjatë bisedës për rolin e tij të fundit ai vë në dukje cilësitë që i duhen një artisti për të shkëlqyer, pa lënë pas dore edhe atë hyjnoren që e ka gjithsecili, dhuntinë!
Teksa flet për vështirësitë dhe stresin e kohëve të fundit, ai thotë se kjo vizitë në Shqipëri është shoqëruar edhe me qetësinë e familjes. Nga një pyetje në tjetrën, Pirgu tregohet modest dhe profesional në të njëjtën kohë. Pa lënë pas dore përzgjedhjet e kujdesshme për rolet e tij, ai rrëfen se puna me regjisorë të mëdhenj e ka bërë edhe aktor. Diçka thotë edhe për këtë pjesë, kur flet edhe për puthjen në skenë me Kamenicën, për të cilën opinioni artistik ka ruajtur vlerësime të mëdha sa i takon rolit përkrah Pirgut...
Ju sapo keni dhënë premierën "Verter" në Tiranë. Cilat janë impresionet e para?
Ka qenë një premierë goxha e sikletshme. Kur them e sikletshme, jo për idenë që unë vij në Shqipëri dhe prisja diçka tjetër nga publiku shqiptar, por sepse roli i Verterit është një nga rolet më të vështira. Kjo edhe sepse unë po e bëj në këtë moshë të re. Kisha shumë pyetje para premierës, nëse do të arrija dot ta bëja në një kohë të shkurtër, për 8 ditë. Një produksion i tillë do së paku dy muaj kohë, ndërsa ne kishim gati 1 javë. Kjo jo për faj të Teatrit të Operës, por për faj të Saimir Pirgut, i cili ka axhendë shumë të zënë. Fatkeqësisht, për dy vitet e ardhshme nuk kisha mundësi të rrija në Tiranë më shumë se 2 ditë, ndaj duhet ta bëja tani. Kur e them këtë mbase edhe mund të më gjykojnë, por kjo është e vërteta. Në sukseset e këtij viti, nuk do të doja që Shqipëria të mbetej jashtë. Edhe për nacionalizëm desha të bëja, edhe pse në pak kohë. Ka qenë një sakrificë e madhe.
Por ia vlejti...
Po, ia kam dalë mbanë vetëm me ndihmën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Orkestrës, koleges sime Vikena Kamenica. Pa këta, nuk besoj se do ia kisha arritur. Kur kam dhënë premierën nuk më besohej që ia dolëm. Ka qenë e vështirë, kemi pasur punë intensive dhe të ngjeshur. Ka pasur momente që arrija në ekstrem të nervozizmit.
Çfarë e bëri më të vështirë këtë opera për ju?
Unë vij nga një periudhë shumë e stresuar. Ka gjashtë muaj që nuk pushoj e pothuajse dy muajt e fundit stresi ka qenë ende më i madh sepse kam qenë në Itali me dy opera të rëndësishme, "L'Elisir d'amore" dhe "Flauti Magjik", në "La Scala". Duke qenë se këto pjesë ishin në dy operat më të rëndësishme të Romës dhe Milanos, kisha mbi vete vëmendjen e publikut, medias, kritikës... Kjo, do apo nuk do, të streson. E të vish pas kësaj e të bësh një opera ende më të vështirë nga gjithë ç'ke kaluar në këto vite, vështirësia është e dukshme. Por, zemra është mbushur me një lloj kënaqësie sepse familja ka qenë këtu, shtëpia ka qenë këtu, njerëzit që kam rreth e rrotull kanë qenë pranë meje. Pra pjesa stresuese kompensohej edhe me qetësi nga ana tjetër. Nuk e di. Kur të iki nga këtu, do e kuptoj se sa i lodhur jam.
Përse erdhët në Tiranë pikërisht me "Verter"-in?
Është një opera që përshtatet me karakterin tim. Me vokalin dhe me personazhin që unë kam dashur të luaj. Po të shikoni me vëmendje karrierën time, të gjitha rolet janë role të mira, domethënë nuk janë role që i kam bërë kot. Janë role që përputhen me atë çka unë mund të jap. Nëse flasim për "Idomeneon", një opera e vështirë apo tek të tjera, janë pjesë që kërkojnë maturi dhe pjekuri vokale, jo vetëm muzikale e skenike. Janë role që vërtet të marrin shpirtin por edhe të japin sadisfaksion shumë të madh. Kjo ndihet. Kam qenë njeriu i sfidave dhe nuk kam dashur kurrë të mos e sfidoj të mirën. Kam dashur ta provoj, ta përmirësoj e ta bëj gjeniale. Në jetën e një këngëtari lirik duhet kohë që roli të piqet. Puna sistematike i bën mirë çdo artisti.
Roli i Verterit interpretuar nga ju, është vlerësuar jo vetëm nga vokali por edhe nga interpretimi aktorial. Mimika, trupi...
Është eksperienca e punës me regjisorë të mëdhenj. Por është edhe pak vetë Saimiri. Si artist mund të përmirësohesh, por artist duhet të lindësh. Ka disa gjëra për të cilat sado të të thonë, apo të të japin, nëse nuk vijnë nga ti, nuk je i besueshëm. Besueshmëria dhe tërheqja e publikut, nuk varet nga ti. Mund të ketë njerëz me vokal 10 herë më të mirë, por nëse nuk kanë atë tërheqjen, nuk varet prej tyre por prej diçkaje më hyjnore. Nuk e kemi ne në dorë, ne lindim të tillë, që të kemi diçka më tepër. Edhe aktorët e kanë, edhe sportistët, por dikush ka diçka më tepër në punën e vet. Disa kanë një lloj aureole, që iu jep diçka më tepër por nuk varet prej tyre. Po bëhen 10 vite që interpretoje në teatro të ndryshëm dhe diçka mësohet. Vetë opera është diçka e thjeshtë: mjafton të punosh dhe të kapësh epokën kur vendoset ngjarja.
Edhe lotët, edhe puthja e bën më të vërtetë Verterin tuaj dhe interpretimin e tij?
Edhe lotët, edhe puthja janë skenike. Çdo aktor apo këngëtar i mirë i përdor këto elementë për t'u bërë i besueshëm në përcjelljen e rolit tek publiku.
Kjo shfaqje është ndjekur edhe nga trupi diplomatik e emra të njohur të politikës shqiptare e të huaj. Në opera kjo ndodh shpesh, por është më e shpeshtë kur në skenë është Pirgu. A është kjo një dukuri e zakonshme edhe në operat e kryeqyteteve të tjera? Ju vë më shumë para përgjegjësisë një prani e tillë?
Zakonisht kjo ndodh kudo. Trupi diplomatik, kryeministrat, mbretëreshat, duke qenë se kam interpretuar në opera shtetërore, kanë qenë të pranishëm. Ka ndodhur në Londër që ka qenë Mbretëresha e Anglisë në një shfaqje. Pasi ndoqi komedinë e mbeti shumë e kënaqur, na ftoi për një çaj...pra ndodh. Ne kemi pak qejf t'iu japim një ngjyrim politik majtas apo djathtas disa ngjarjeve, por nuk ka të bëjë. Këtë herë ishte në shfaqje Sali Berisha, vite më parë ka qenë Fatos Nano. Ka ardhur në Vjenë, ose më ka pritur në zyrë. Unë do të thosha se është protokoll që dikush të vijë të shohë një shfaqje. Ndodh kudo. Me këtë dua të them se një politikan apo një ambasador kur vjen në opera, 'nuk është më' politikan apo ambasador, është publik. Për juve e për mua, ai është tashmë spektatori që unë kam përballë. Fakti që ata kanë një titull apo badigardë, nuk ndryshon gjë për mua. Ka dëshirë të më urojë në fund të shfaqjes dhe mua më vjen mirë.
Gjatë premierës pati raste kur publiku duartrokiste kohë e pa kohë. Ju shqetësonte kjo?
Kjo është një gjë shumë e bukur që ndodh kudo në çdo skenë kur vihet një opera për herë të parë. Pra publiku nuk e njeh veprën, por është vetëm një kënaqësi e madhe. Kjo tregon që publiku po të ndjek me vëmendje, po të shijon. Nuk është mungesë edukate si mund ta shohë ndokush, ndonjë snobist që thotë: këta s'marrin vesh e shqetësuan. Është detyra jonë që t'iu japim kënaqësi. Më ka kënaqur shumë kjo. Edhe kur i kam kërkuar me dorë të ndalojnë duartrokitjen, edhe kur u ndërpre e rifilloi.
Ka pasur vlerësime në çift për ju dhe Vikena Kamenicën. Cila është marrëdhënia juaj?
Është hera e parë që bashkëpunojmë dhe besoj se qe një bashkëpunim goxha i mirë dhe i frytshëm. Mos të ishte ajo kaq e zhdërvjellët dhe kaq eksperte në skenë, s'besoj se shfaqja do ishte ajo që ishte. Pra "Verter"- mbahet nga ne të dy, dhe enturazhi, tjetër Armando Likaj, Eriona Gjyzeli, Ulpiana Aliaj etj. Ka qenë një grup i mirë pune. Por peshën më të madhe e kemi ne, sepse nuk ka kor, as skena që ndryshojnë dhe e gjithë pesha bie mbi ne dhe janë tri orë e gjysmë.
Ju keni interpretuar edhe me Ermonela Jahon, një tjetër shqiptare, e keni pasur sukses. Ç'mbani mend nga ai bashkëpunim?
Ermonela është nga të paktët kolegë, me të cilën kam një ngjitje shpirtërore dhe një ngjitje profesionale të përkryer. Kemi kënduar në Londër me një sadisfaksion shumë të madh. Dy shqiptarë, në operën më të famshme të botës, me "Traviatën", është mrekulli. Ishte një rastësi që rolet kryesore i kishim ne, po ishte rastësi e bukur. Besoj se me Ermonelën do të kemi edhe raste të tjera, e shpresoj shumë në Shqipëri.
Nga "La Scala" në Tiranë, e më pas në Athinë. Ç'do interpretoni në Greqi?
Në datat 29 dhe 30 unë jam në Athinë në Teatrin "Megaron". Do jem me Filarmoninë dhe Operën e Vjenës për të interpretuar dy shfaqje të Moxartit të operas "Cosi fan tute". Do jetë një lloj koncerti dhe shpresoj që të më ndjekin shqiptarët që janë atje.
Tirana ju pret vetëm për shfaqje?
Jo unë vij edhe jashtë shfaqjeve. Këtu kam familjen, kështu që vij të jem pranë tyre, e kur unë nuk kam mundësi vijnë ata.
(Intervista eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)