E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim brenda familjes vritet me thike nga e shoqja

Trento Itali 6 tetor NOA - Nje person 64 vjecar Paolo Scrinzi eshte ndare nga jeta ne spitalin e Trento ne te cilin ishte shtruar pasi u godit me thike nga bashkeshortja e tij. Te dy po kalonin nje periudhe teper te veshtire.

Ne perfundim te nje diskutimi me sa behet e ditur ai e ka kapur partneren e tij prej krahu ndersa ajo menjehere shkoi ne kuzhine ku ka marre thiken dhe me pas e ka goditur.

Me pas lajmeroi menjehere ambulancen. Gruaja aktualisht eshte arrestuar.

Ne kohet e fundit raporti tyre ishte nderlikuar se tepermi dhe u ndiqte shpesh here nga diskutime te shumta.

Skena e kesaj ngjarje te dhunshme ishte apartamenti i ciftit ne Villalagarina ne Trentino vend ne te cilin ata jetonin.

Paolo Scrinzi u transportua urgjentisht ne spitalin Santa Chiara te Trentos. Ai u cua menjehere ne sallen e operimit ku mjeket bene nje nderhyrje kirurgjike teper delikate ne tentative per ti shpetuar jeten por kushtet e tij ishin te deshperuara dhe gjate nates eshte ndare nga jeta.

Simonetta Agostini eshte ndalur nga karabinieret dhe me pas eshte shoqeruar ne kazerme ku ndodhet ne gjendje arresti.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31791-krim-brenda-familjes-vritet-me-thike-nga-e-shoqjatitleKrim brenda familjes vritet me thike nga e shoqjatheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›