E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet me arme zjarri vetura e diplomatit anglez

Jemen 6 tetor NOA - Ne Santaa ne kryeqytetin e Jemeniteshte goditur automjeti i nje diplomati te ambasades angleze. Te plagosur mbeten tre persona mes te cileve njeri ishte ne bordin e makines.

Lajmi eshte bere i ditur nga burime te Qatar Al Jazeera. Diten e marte policia kishte shpallur nje gjendje alarmuese pasi ishte lajmeruar per sulme te mundshme terroriste.

Sipas nje rindertimi te pare te ngjarjes eshte bere e ditur se raketa ka goditur veturen e cila pas goditjes eshte perplasur me nje grua qe ishte duke ecur me femijen e saj. Momentalisht te dy ndodhen te shtruar ne spital.

I plagosuri i trete sipas shtypit arab te Al-Jazeera ka qene pikerisht nje nder personat ne bordin e vetures se diplomatit.

Behet fjale per nje anetar qe ishte ulur perpara dhe momentalisht ndodhet ne nje gjendje shoku.

Atentati ka ndodhur shume prane ambasades dhe hotelit Azalne te njejtin vend ku me 26 prill nje kamikaz kishte tentuar te vriste ambasadorin britanik Timothy Torlot. Sulmi u hakmor menjehere nga Al Kaeda.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31787-goditet-me-arme-zjarri-vetura-e-diplomatit-angleztitleGoditet me arme zjarri vetura e diplomatit angleztheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›