E Diel, 1 Nëntor 2026

Akciza e cigareve do rritet serish nga 50 ne 70 leke per pakete

TIRANE- Akciza e cigareve do te rritet serish nga 50 ne 70 leke per pakete cka do te shoqerohet me rritje te cmimit per konumatoret. Ministria e Financave ka propozuar ndryshime ne disa ligje fiskale te cilat jane diskutuar ne Keshillin Konsultativ te Biznesit.

Nje tjeter ndryshim i propozuar eshte ai ne ligjin per TVSH-ne. Ministria e Financave ka kerkuar futjen ne skemen e TVSH-se te ilaceve si dhe uljen e kesaj takse nga 20 ne 10 per medikamentet.

Ndryshime jane kerkuar dhe ne ligjin per tatimin mbi fitimin. Masa e pare konsiston qe kredite e keqija te bizneseve te mos klasifikohen si shpenzime te zbritshme. Nje tjeter risi e ketij drafti eshte se ne rast se nje kompani shqiptare ka pjesemarrje ne kompani qe veprojne jashte vendit dhe ne momentin qe keto kompani ndajne fitimin apo marrin dividente qe eshte taksuar ne vendin ku ato operojne atehere kjo te mos perfshihet ne te ardhurat e tatueshme.

Propozim tjeter eshte percaktimi i pragut te TVSH-se ne 2 milione leke nje kerkese kjo e bere nga komuniteti i biznesit.
Ministri i Ekonomise Ilir Meta ka deklaruar se mendimi i komunitetit te biznesit lidhur me keto ndryshime fiskale do te merret parasysh.

Pasi te diskutohen ne Keshillin Konsultativ te Biznesit projektligjet e mesiperme do te kalojne per miratim ne qeveri dhe me pas ne Kuvend.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›