E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fronezimi i Janullatosit e verteta permes pamjeve te vitit 1992

TIRANE- Fronezimi i Kryepeshkopit te Tiranes Durresit dhe gjithe Shqiperise Hiresise se tij Anastas Janullatos eshte bere mes kundershtive te nje grupi ortodoksesh shqiptare.
Gazeta Shqiptare ka siguruar pamje te rralla filmike nga kjo ceremoni te zhvilluar te dielen e 2 gushtit 1992 ne Kishen Katedrale te Tiranes. Nga filmimet e xhiruara prej nje video amatore qe zgjatin rreth 5 minuta shihet qartesisht grupi i kundershtareve qe refuzojne Janullatosin per shkak te kombesise se tij greke. Ata therrasin ne kor Fan Noli Fan Noli Papa Kristo Negovani Shqiperia Shqiperia kendojne himnin e flamurit si edhe kengen Per memedhene.

Por kundershtite e tyre nuk munden dot te pengonin zgjedhjen e Janullatosit si Kryepeshkop. Ju behet e ditur te gjitheve juve se u zgjodh me vota unanime Hiresia e tij Mitropoliti i Andruses imzot Anastasi njoftohej me mikrofon fronezimi i Janullatosit ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise.

Por pikerisht ne kete moment situata e krijuar brenda Katedrales se Tiranes ka dale nga kontrolli. Fill pas ketij njoftimi qe u pasua me lajmin se Janullatosi do te mbante nje fjalim pershendetes ne gjuhen greke turma e kundershtareve te tij eshte irrituar edhe me shume. Menjehere kane filluar fishkellimat e forta ne kor nderkohe qe verehet se ka patur nje tentative per tiu drejtuar qendres se kishes ku qendronte ne kembe Janullatos sebashku me nje numer te madh prifterinjsh.
Pikerisht ne kete moment me ane te mikrofonit degjohen thirrjet ne gjuhen shqipe qe ftojne turmen e irrituar per qetesi ndersa nga ana tjeter verehet se mbeshtetesit e Hiresise se tij fillojne gjithashtu ne kor te brohorasin Anastasi Anastasi .

Verehet gjithashtu se nje grup personash rrethojne me nxitim per te ruajtur nga ndonje agresion i mundshem automjetin tip Benz me te cilin udhetonte Janullatos ku qartesisht dallohej flamuri grek. Ne ambjentet e brendshme te Katedrales se Tiranes Janullatos kishte filluar nderkaq te mbante fjalimin e tij ne gjuhen greke i cili iu perkthej ne shqip besimtareve ortodokse nga nje ndihmes i tij. Por kundershtaret ne perpjekje per te mos lejuar vijimin e kesaj ceremonie fillojne te kendojne serish kengen Per memedhene pavaresisht se nga mbeshtetesit e Janullatosit degjohet te hidhen ndaj tyre fjale ofenduese mes te cilave ca jane keta maskarenj.

e.n/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO News24 pamje ekskluzive te fronezimit te Janullatos

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›