Akoma i urrej: Një gjerman i mirë është një gjerman i vdekur
Shtatë dekada më pas dhimbjet e britanikut Sir Patrick Moore nuk janë zbutur, që kur e fejuara e tij u vra nga një bombë naziste.
Astronomi ekscentrik vazhdon sërish të ketë mllef dhe në një intervistë thotë: Një gjerman i mirë është një gjerman i vdekur, duke përdorur termin Kraut, që përdorej në kuptimin fyes për gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Komentet e tij janë bërë me shumë seriozitet dhe mund të duken pak shokuese për brezin e ri.
E fejuara e tij, Lorna, një infermiere, ishte 20 vjeç kur vdiq gjatë një sulmi ajror në Londër në vitin 1943, tre vite pasi ishin fejuar. Sir Patrick, që shërbeu në Forcat Ajrore Britanike gjatë luftës, tha se e kishte dashur aq shumë të fejuarën e tij sa vendosi të hyjë në jetë beqarie pas tragjedisë.
Në një intervistë për revistën Radio Times, ai thotë se Gjermania është akoma e etur për dominim botëror. Duhet të kemi kujdes. Mund të ketë sërish një luftë. Gjermanët do e provojnë sërish sapo tu jepet shansi. Një Kraut është një Kraut. Dhe i vetmi Kraut i mirë, është një Kraut i vdekur, tha ai.
Në fund të luftës një gjeneral gjerman më tha: Ju keni fituar dy luftëra. Nuk do e fitoni të tretën. Dhe kjo do jetë lufta ekonomike.