Padit BMW-në, motoçikleta e la me ereksion permanent
Një person nga Kalifornia ka vendosur që të padisë kompaninë gjermane BMW pasi një udhëtim me motoçikletë e la atë me pasoja. Henry Wolf po kërkon kompensim për pagat e humbura, shpenzimet mjekësore, stresin e shkaktuar dhe të tjera dëme. Ai akuzon kompaninë se motoçikleta e ka lënë me një ereksion të vazhdueshëm. Wolf thotë se për dy vjet penisi i tij ishte gjithmonë i ngritur.
Udhëtimi, ku mendohet se u shkaktua dëmi, zgjati katër orë në total, dy në vajtje dhe dy në kthim.
Avokatët e tij thonë se kjo e la atë me priapizëm, që është një ereksion i dhimbshëm që zgjat më shumë se katër orë dhe që ndodh pa asnjë stimul seksual. Në rast se nuk trajtohet shpejt, mund të shkaktojë ereksion permanent. Në këtë rast, aktiviteti seksual është i pamundur. Vetë Wolf thotë në padi se një arsye pse kërkon dëmshpërblim është sepse nuk ka mundur të bëjë seks më.