E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula lind vajzë. Ethem Ramadani: Do e quajmë Nina

Share

Sopranoja e famshme shqiptare, Inva Mula, është bërë me vajzë. Ajo ka lindur fëmijën e saj në klinikën franceze Rue Nicolo, ku ka lindur edhe fëmija e çiftit Sarkozy- Bruni.

Për mediat është zbuluar se vajza do të quhet Nina, si nëna e ndjerë e këngëtares. Në një intervistë për GSH, Inva thotë se ishte Ethemi që vendosi që fëmija të quhet Nina. Ajo shprehet se si rrallë ndonjëherë në klinikë kishte aq shumë njerëz që kishin ardhur për urime. Në kohën kur unë u zhvendosa në dhomë, korridori u pushtua nga miqtë e mi, ishin mbi 20 dhe thuajse 80 përqind ishin shqiptarë. Kjo për mjekët ishte një befasi, sepse janë mësuar që në raste të tilla vijnë vetëm bashkëshorti dhe maksimumi dy nga familjarët. Habia u shtua kur ata nisën të këndojnë një këngë, që e kishin krijuar gjatë kohës që qëndronin në pritje, lindi Nina e vogël, thuhej në këngë, tha Inva.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›