E Diel, 1 Nëntor 2026

Akreditohen laboratoret analizat jo me jashte shteti

Drejtori i Institutit te Shendetit Publik Alban Ylli ka komunikuar dje certifikimin e Laboratorit te Virologjise nga Organizata Boterore e Shendetesise

Asnje analize laboratorike nuk do te kaloje kufirin per tu analizuar jashte shtetit. Organizata Boterore e Shendetesise ka akredituar dy laboratoret e ISHP-se duke eliminuar keshtu ecejaket e analizave. Akreditimi konfirmon se laboratoret plotesojne kriteret si nga infrastruktura por edhe nga saktesia e analizimit te cdo virusi. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Institutit te Shendetit Publik i cili deklaroi se certifikimi i ketij laboratori do te eliminoje ankthin e pacienteve te dyshuar per semundje infektive te ndryshme deri ne marrjen e pergjigjes nga laboratoret e references ne Rumani. Ne te njejten kohe do te rrise shpejtesine e veprimit te bluzave te bardha per te mbajtur nen kontroll epidemite qe mund te prekin popullaten.

Akreditimi

Zyra e Organizates Boterore te Shendetesise ne Kopenhagen ka rikonfirmuar akreditimin e plote te Laboratorit Kombetar te Enteroviruseve perfshire polioviruset. Laboratori eshte tashme pjese e rrjetit Evropian te Laboratoreve te Polioviruseve dhe perdor metodat standarde sipas manualit te OBSH-se. Sipas z. Ylli brenda pak ditesh pritet dhe konfirmimi i akreditimit te plote te Laboratorit Kombetar te Fruthit dhe Rubeoles nga te njejtat instanca dhe me te njejtat procedura dhe kritere.

Keta dy laboratore jane te vetmit laboratore ne Shqiperi te akredituar plotesisht nga OBSH.

Informojme se edhe Laboratori Kombetar i Gripit e ka kaluar tashme vleresimin e kontrollit te sigurimit cilesise me rezultatin 100. Theksojme se infrastruktura fizike dhe teknologjike e Laboratoreve te Virologjise ne ISHP eshte permiresuar prej nje viti dhe kjo ndihmon ne menyre thelbesore per arritjen dhe mbajtjen e standardeve te kerkuara nga procesi i akreditimit. Vec kesaj akreditimet e fundit konfirmojne edhe nje here cilesine e specialisteve te shendetit publik ne kete fushe ne Shqiperi - ka theksuar Ylli.

Laboratoret Kombetare te Virologjise prane ISHP-se luajne rol te pazevendesueshem ne kontrollin e situates se lidhur me rrezikun e Poliomielitit te Fruthit dhe te Rubeoles ne vendin tone.

Vetem nepermjet aktiviteteve te survejances virologjike dhe epidemiologjike te kryer me ndihmen e ketyre laboratoreve te rasteve te dyshuara per paraliza flakside akute PFA dhe ekzantemes makulopapuloze me temperature ne gjithe territorin e vendit si dhe survejancen suplementare qe kryhet ne spitale dhe ne popullate behet e mundur mbajtja nen kontroll e situates lidhur me keto semundje te rrezikshme.

Gjithashtu edhe Laboratori i Gripit pas kalimit te proves se emergjences lidhur me gripin pandemik vitin e kaluar dhe kalimit te testeve te cilesise eshte gati te perballoje cdo situate te qarkullimit te virusit ne vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›