E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha opozites Harroje pushtetin permes mashtrimeve

Kryeministri Sali Berisha zgjodhi dje pikerisht qytetin e Krujes per te bere takimin e pare me banoret e zones pas vendimit te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave. Duke e cilesuar kete qytet si shenjen...

Kryeministri Sali Berisha ndan me qytetaret krutane gezimin qe solli vendimi historik i Parlamentit Evropian per heqjen e vizave per shqiptaret. Berisha zgjodhi pikerisht dje qytetin e Krujes per te bere takimin e pare me banoret e zones pas vendimit te Parlamentit Evropian. Duke e cilesuar kete qytet si shenjen me te forte historike te lidhjes se Shqiperise me Evropen Berisha u shpreh se axhenda e Shqiperise dhe e qeverise jane vizat dhe integrimi i vendit. Zgjodha Krujen sepse ne kete qytet ne zemren dhe shpirtin e tij drita vokacioni evropian i kombit mbeti gjithnje e perjete i gjalle. Zgjodha Krujen sepse ne rruget rrugicat ne keshtjellen e ketij qyteti ne takohemi cdo sekonde cdo minute cdo ore e cdo dite me Evropen - tha Berisha gjate fjalimit te mbajtur pas perurimit te shkolles se re 9-vjecare ne Kruje.

Berisha permendi para krutaneve se votimi i PE-se eshte vleresimi me i madh i te gjitha reformave te qeverise shqiptare me te cilat ajo e beri Shqiperine nje nga vendet me te sigurta ne rajon me te cilat ajo shtypi me zero tolerance krimin dhe korrupsionin me te cilat ajo zhvilloi zgjedhjet e lira te ndershme e te mira ne historine e vendit me te cilat ajo anetaresoi Shqiperine ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Me te cilat - shtoi Berisha - pajisi qytetaret shqiptare me pasaportat biometrike dhe leternjoftimet me moderne te Evropes vendosi sistemet me moderne te kontrollit ne kufi me te cilat beri qe ekonomia shqiptare vitin qe kaloi ne kulmin e krizes te jete nje nga dy ekonomite me rritje me te cilat beri qe Shqiperia te dyfishoje rrogat e pensionet te ringreje nje infrastrukture te tere. Nga ana tjeter Kryeministri akuzoi edhe opoziten se po perpiqet qe te nxije realitetin duke synuar ardhjen ne pushtet me ane te mashtrimit. Keta zoterinj perpiqen te nxijne cdo gje ne menyre qe te mund te mashtrojne qytetaret per te ardhur ne pushtet. Le tu themi nga kjo platforme se kane ikur koherat e eterve tuaj kane ikur koherat kur ju mashtronit qytetaret e shtypur. Shqiptaret e lire i frymezon liria - tha Berisha. Ai kundershtoi edhe tezat e opozites per krize ne vend duke theksuar se ndersa ata flasin per krize ekonomike bota vlereson se Shqiperia renditet sot e 57-ta si vendi me i mire ku mund te jetohet. Keta zoterinj dhe shoke cdo dite flasin per krize ekonomike packa se ne nje hark kohor 9-mujor vetem ne rrethin e Tiranes dhe Krujes jane investuar mbi 400 milione ero dhe jane krijuar mijera e mijera vende pune te reja - tha Berisha. Keta zoterinj - vijoi Kryeministri - flasin nga mengjesi gjer ne darke per korrupsion shpifin e trillojne dhe mendojne se me shpifje e trillime do te mund te maskojne dhe mbulojne gjobat prej 100 milione eurosh qe u vendosin kompanive te ndertimit ne Tirane. Le tu themi nga kjo platforme se kane ikur koherat e eterve tuaj kane ikur koherat kur ju mashtronit qytetaret e shtypur. Shqiptaret e lire i frymezon liria. Shqiptaret e lire jane te vendosur te ecin te sigurt me qeverine e integrimit te ecin te vendosur drejt horizonteve te reja ne ndertimin e Shqiperise evropiane - perfundoi z. Berisha.

Berisha me homologun boshnjak Vizat vendim historik

Nje dite nga zhvillimi historik ne Parlamentin Evropian dy homologet Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha dhe ai boshnjak Mustafa Mujezinovic u takuan dje ne Tirane. Ne nje takim qe u konsiderua koincidence fatlume per shkak te votes historike per heqjen e vizave te qytetareve te dy vendeve tona. Parlamenti Evropian votoi me shumice derrmuese votash propozimin e eurodeputetes Fajon per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Kryeministri i Shqiperise tha se vendimi ishte historik dhe sigurisht votebesimi i institucioneve nderkombetare per reformat e thella te ndermarra ku shquan lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Ne takim bashkebiseduesit u ndalen dhe ne bashkepunimin ekonomik ne vecanti ne fushen e turizmit te energjise ne arsim ne kulture ne transport etj. Kryeministri i Bosnjes i cilesoi zhvillimet e fundit ne Shqiperi te jashtezakonshme qe sic tha kane mundesuar krijimin e nje klime me te favorshme per biznesin dhe investimet. Perfundimi i korridorit te Adriatikut shtrirja e aksit rrugor dhe hekurudhor pergjate Adriatikut u vleresuan si jashtezakonisht te rendesishme per ekonomine dhe zhvillimin e te dy vendeve. Gjithashtu u ra dakord te konsiderohej edhe mundesia per vendosjen e linjes ajrore mes dy vendeve tona. Kryeministri Mujezinovic e falenderoi Kryeministrin Berisha per nivelin e jeteses se komunitetit boshnjak duke theksuar se komuniteti boshnjak ne Shqiperi jeton ne kushte jashtezakonisht te mira dhe se ata jane teresisht te integruar ne jeten e vendit. Po dje Kryeministri boshnjak u prit edhe nga Presidenti Bamir Topi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe dhe zevendeskryeministri Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›