Akrepat e orës lëvizin përpara, ardhja e pranverës presupozon më pak gjumë
Nesër ora do të shënojë plot 60 minuta më përpara gjë që na sinjalizon ardhjen e pranverës e na lë të flemë një orë më shumë e të ndiejmë më pak lodhje. Nesër akrepat e orëve do të shkojnë 60 minuta përpara, duke u gdhirë data 28 mars. Të dielën do të flemë një orë më pak,
pasi ora 7:00 e mëngjesit me orën e re do të jetë 8:00. Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike. Ndryshimi vlen deri në të dielën e fundit të muajit tetor. Ju këshillojmë që të bëni kujdes nesër në mëngjes, pasi kush është në punë, kush duhet të udhëtojë me avion apo tren, kush ka lënë takim me dikë në një orar të caktuar duhet të jetë korrekt, pasi një vonesë prej 60 minutash mund t'ju shkaktojë vërtetë probleme.