Aksi Shkodër-Pukë, bie në humnerë makina, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës së aksin rrugor Shkodër-Pukë. Një makinë tip fuoristrade me targa të Krujës ka dal nga rruga dhe ka rënë 300 metra në humnerë. Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur Zef Nikolli 34 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij Ndue, 27 vjeç nga Mirdita. I plagosuri është dërguar urgjentisht në spitalin e Shkodrës dhe gjëndja e tij është e rëndë. Sipas policisë ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe i të plagosurit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë të jetë bërë akulli në rrugë.