E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Zgjedhjet, më 15 mars vijnë vëzhguesit

Ardhja e tyre u paralajmërua pardje nga vetë kreu i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch. “Qeveria shqiptare është gati për në zgjedhjet e qershorit. Nga datat 15-16 mars do të vijnë dhe vëzhguesit e parë", tha Bosch 

TIRANE-Vëzhgues ndërkombëtarë për të parë se cilat janë nevojat e Shqipërisë për zgjedhjet e ardhshme. Ardhja e tyre u paralajmërua pardje nga vetë kreu i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch. “Qeveria shqiptare është gati për në zgjedhjet e qershorit. Ju e dini që OSBE-ODIHR-i do të vëzhgojë zgjedhjet. Nga datat 15-16 mars do të vijnë dhe vëzhguesit e parë për të vlerësuar dhe nevojat e qeverisë për monitorimin e zgjedhjeve”, - u shpreh ambasadori. Sipas tij, detyrat parësore të vëzhguesve do të jenë; parapërgatitja e zgjedhjeve, ecuria e reformës zgjedhore, zbatimi i Kodit të ri Zgjedhor, situata politike. Ambasadori, në fjalën e tij para mediave, të cilën e dha në përfundim të aktivitetit të Institutit të Deklarimit të Pasurive, vlerësoi faktin që qeveria shqiptare ka kërkuar vëzhgues të shumtë për këto zgjedhje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›