KQZ,pritet vendimi për kamerat dhe grupeve të numërimit të votave

Në mbledhjen e sotme, shtatë anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pritet të miratojnë dy projektvendime të rëndësishme. Vendimi i parë ka të bëjë me vendosjen e kamerave dhe funksionimin e tyre pranë grupeve të numërimit të votave. Ndërsa vendimi i dytë parashikon shtimin e stafit të KQZ-së me 458 punonjës të përkohshëm. Kontrata e punës së përkohshme varion nga 15 ditë deri në 6 muaj gjithsej, për kategoritë e ndryshme të punonjësve. Sot shtatë anëtarët e KQZ-së pritet të vendosin për ndryshimin ose jo të numrit të paraqitur prej 458 punonjësish. Ndërsa kamerat me rezolucion të larte do të instalohen mbi çdo tavolinë numërimi për regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi dhe transmetimin në kohë reale në monitorët e vendosur përballë vëzhguesve.