E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovohet libri i autorit Uran ButkaMiti i Haxhi Qamilit

Haxhi Qamilijetoi ne 3 kohe. Kohen e gjurulldise qe ai gatoi pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe kerkesen per ta bashkuar me Turqine kohen e lavdise ne periudhen e Komunizmit dhe ne kohen qe po jetojme sot. Nje personazh qe e njohim ashtu sic ishte ne te vertete eshte nje nga figurat me anadollake e negative qe fatkeqesisht kane hyre ne historine e Shqiperise.

Pikerisht keto arsye dhe te dhena i ka sjelle ne romanin e tij me titull Miti i Haxhi Qamilit autori Uran Butka ne ambientet e Tefta Tasho Koco ne Ministrine e Kultures Rinise dhe sporteve ne te cilen u be dhe promovimi i ketij libri.

2 vjet me pare disa gazetare te nje gazete zbuluan se shkolla 9-vjecare ne fshatin Sharre te Tiranes mbante ende emrin e Haxhi Qamilit. Duke e konsideruar nje nga skandalet me te medha ne arsim ne ate kohe me urdher te Ministrit te Arsimit te asaj kohe Genc Pollo jo vetem ju hoq emri i shkolles por u pushuan nga puna drejtori i shkolles dhe disa mesues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›