Aksident rrugor në Pakistan, 32 të vdekur

Përplasja e një autobusi me një çisterënë nafte në Pakistan i ka kushtuar jetën 32 personave, mëngjesin e së dielës. Mediat lokale raportuan se autobusi vinte nga Karaçi kur është përplasur në autorstardë me çisternën tjetër. Akisdenti ndodhi në zonën e Nooriabad në provinvcën e Sindh. Flakët e shkaktuara nga përplasja, bënë që pasagjerët të mos kishin mundësi që të largoheshin. Autobusi po transportonte rreth 45 pasagjerë dhe vetëm disa prej tyre kanë arritur ti shpëtonin aksidentit, edhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Forcat e shpëtimit deklaruar se të plagosurit u nxorrën të gjithë nga autobusi dhe u dërguan në spitalet më të afërta. Sipas tyre shkak i aksidentit ka qënë një manovër e gabuar e shoferit të autobusit, i cili ka spostuar mjetin në korsinë e kundërt të autostradës, duke shkaktuar përplasjen. Aksidentet e autobusëve janë të zakonshme në Pakistan, për shkak të rrugëve të shkatërruara dhe shoferëve të lodhur nga udhëtimet me gjata.