Protesta kundër presidentit të Ukrainës

Mijëra mbështetës të ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, janë tubuar në qendër të Kiveit për të protestuar kundër rivalit të saj, presidentit Viktor Janukoviç.
Ata mbanin parulla që bënin thirrje për largimin e presidentit dhe të kryeministrit të tij, Mikola Azaro. Protesta ishte e qetë dhe nuk raportohet për të arrestuar.
Janukoviç, i cili erdhi në pushtet vitin e kaluar, është akuzuar nga kritikët e tij për lidhje të afërta me Moskën dhe për persekutimin e kundërshtarëve të tij politikë.