Ahmadinexhad: Ka shpresë për marrëveshje me Perëndimin

Presidenti i Iranit Ahmadinexhad, ka deklaruar se ka ende shpresë për të arritur një marrëveshje për fuqitë per perëndimore lidhur me pasurimin e uraniumit. Deklarata vjen pasi 5 anëtaret e përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian Kathrin Ashton, njoftuan dështimin e bisedimeve dy ditore në Stamboll. Ahmadinexhad tha se nuk mund të pritet që probleme të zgjidhen me një me dy ose tre takime, madje sipas tij as me katër apo pesë mbledhjesh së palëve.
Një ditë më parë shefja e e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Ashton deklaroi se bisedimet me Iranin dështuan, dhe se ende nuk ishte vendosur një datë e re për rifillimin e këtyre bisedimeve
Perëndimi i ofroi Iranit që në këmbim të uraniumit të pasuruar që përdoret për prodhimin e armëve, Teheranit ti shkonte ajo lloj lloj lënde që përdoret në reaktorët e zakonshëm, që kanë si qëllim prodhimin e energjisë.
Negociatorët iranianë akuzuan fuqitë botërore se po mbanin bisedime "vetëm për hir të bisedimeve".
Takimi në Stamboll solli ballë për ballë delegacionin e Iranit, me në krye Saed Xhalilin, dhe përfaqësuesit e Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët udhëhiqeshin nga kryediplomatja evropiane, Kethrin Ashton.