Aksident afër Besianës, lëndohet 4 vjeçari

Në fshatin Peran të Komunës së Besianës ka ndodhur një aksident me pasojë lëndimet. Një veturë ka goditur një fëmijë 4 vjeç, mëson Indeksonline.
Mësohet se gjendja e tij është e rëndë, ndërkaq vetura ka qenë në shpejtësi të madhe. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtës./Indeksonline/